Lenovo zbulon modelin A3900, që kushton shumë lirë

Lenovo A3900 është zyrtarizuar sot dhe është paraqitur në faqen zyrtare të kompanisë sot, dhe ajo që e bën më të dallueshëm këtë model është kostoja jashtëzakonisht e ulët me të cilën do të ofrohet në treg.
Është për tu befasuar se si ky model i telefonit më dizajn kaq të bukur do të shitet për 80 dollarë, por ajo që dihet tashmë është se specifikat e këtij telefoni gjithashtu nuk do të jenë të fundit, në fakt do të jenë mjaft të thjeshta.
 
Sa i përket karakteristikave, Lenovo A3900 sjell ekranin me 5” me 854 x 480 piksel me 196 ppi, procesorin 1.2GHz MediaTek MT6752 me 512MB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.
 
Për më shumë, Lenovo A3900 sjell edhe dy sim kartela, 5MP në anën e pasme si kamerë kryesore, 2MP në pjesën e përparme, portin për mikro SD, baterinë me 2,300 mAh dhe Android 4.4.4 KitKat. (Telegrafi)
Artikulli paraprakSony shet 22.3 milionë njësi të PlayStation 4
Artikulli vijuesHolanda për një ditë grumbullon 8,6 milion euro ndihma për Nepalin