Prishtinë, 2 qershor – Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën.
Burime të gazetës kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë – shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë.
Masat janë marrë ditën kur, duke u thirrur në burime të saj, “Koha Ditore” ka raportuar se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë për disa kilogramë ari, krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e konfiskimit. /kohaislame/
You Might also Like
Ja rrëfimi i luftëtarit Arif Malokut, për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Arif Maloku, bashkëluftëtari i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, në një rrëfim ekskluziv për gazetën…
By
Redaksia
10 Min Read
Skandaloze, për bajram, KEK-u ja ndëpren rrymën xhamisë
Korporata Energjetike e Kosovës, ka lënë ja ka këputur rrymën, xhamisë në Klinë për shkak…
By
Redaksia
1 Min Read
Xhavit Haliti: Ja pse humbëm
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për rezultatin e kësaj partie…
By
Redaksia
2 Min Read
Policia e Kosovës, 32 mijë euro për alkotestin
Ngasësit e veturave tash e tutje do të kenë kontrolle më të shpeshta nga ana…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipti njeh Kosovën – shtet të pavarur
Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është kumtuar në…
By
Redaksia
1 Min Read
Kuçi: Daçiq e di se Kosova është shtet
Daçiq e di se Kosova është shtet i pavarur. Kjo ka qenë kundërpërgjigja e parë…
By
Redaksia
1 Min Read
