Gruevski duhet të jap llogari për vrasjen e 8 policëve në Kumanovë!

Kryeministri Nikolla Gruevski duhet urgjentisht të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi politike për aksionin e fundit në Kumanovë ku mbetën të vrarë 8 policë.
 
Analistët janë të mendimit se gjatë çdo aksioni policor përgjegjësia është e komandës, që do të thotë e oficerit të policisë por mbi oficerin është ministri i Punëve të Brendshme dhe kryeministri i shtetit.
 
Ndërkohë familjarët e policëve të vrarë kanë paralajmëruar edhe padi ndaj kryeministrit mëson jozyrtarisht Zhurnal.
 
Padia ka të bëjë me atë se kryeministri Gruevski i ka angazhuar policët në një aksion të rrezikshëm pa u konsultuar paraprakisht për rreziqet e mundshme, pasi vetë bilanci i 8 policëve të vrarë nëkupton se dikush i ka vënë policët e Maqedonisë në një “thertore” të vërtetë.kohaislame
Artikulli paraprakPolici maqedonas: Beg Rizajn deshëm ta arrestonim, na sulmoi me thikë
Artikulli vijuesGjykata e Lartë në Beograd rehabiliton komandantin çetnik Drazha Mihailloviç