Erdoğan: "Shqiptarët, pjesë e zemrës tonë, muslimanët duhet të jenë të bashkuar"

Zbardhet fjala e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë përurimit të xhamisë së Prezës, një fshat pranë Aeroportit të Rinasit.
 
Televizioni publik turk TRT ka publikuar fjalën e kreut të shtetit turk, e cila iushte një mesazh i rëndësishëm për Ballkanin. Xhamia ndodhet brenda territorit të kalasë mesjetare të Prezës.
 
Erdogan, duke iu drejtuar të pranishmëve me emrin bijtë e Ballkanit u shpreh se “Në emër të të gjithë delegacionit tim unë përshëndes me gjithë zemër të ardhurit nga Shkupi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi dhe vazhdoj më tej se: “Na ngrohën dhe pushtuan zemrat tona vajzat të cilat kënduan disa ilahi pak më parë. Edhe pse kisha shumë dëshirë nuk kam ardhur dot që nga viti 2009. Është hera e parë që vij si president. Ne i kemi parë gjithmonë si një pjesë të zemrës tonë banorët e këtij rajoni.
 
Ne i shikojmë shqiptarët si një pjesë të pa ndarë tonën kudo që janë. Ju kam sjellë përshëndetjet e të gjithë Turqisë. Unë ju sjell përshëndetje edhe nga Haxhi Bektash Veliu. Siç e dini ai është themeluesi i Bektashizmit”- u shpreh Erdogan .
 
Në fjalën e tij presidenti i Turqisë shpesh i është referuar edhe fjalëve të poetit Mehmet Akif Ersoj dhe ka vazhduar më tej: “Ne jemi të bashkuar me anë të fesë si vëllezër. Tek ne nuk kemi asnjë dallim nga popujt si kurdët, shqiptarët apo romët. Ne e duam krijesën për hir të Krijuesit. Kufijtë e civilizimit tonë shtrihen nga Adriatiku deri në muret Kineze. Sot hodhëm themelet e Xhamisë së Namazgjasë, me një dëshirë të madhe për të ardhur pas tre vitesh dhe të fal namazin e xhumasë në këtë xhami. Ne ndërtuam xhaminë e babait të shqiptarit Mehmet Akif Ersoj. Ne si dy popuj duke qenë të bashkuar do të ecim gjithmonë përpara. Ajo që na shkon ne është të takohemi në vepra të mira dhe ne duhet t’i dalim për zot lidhjes tonë. Mos u bëni kurban i atyre që duan të luajnë me muslimanët. Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, Tirana, Sarajeva, Shkupi; zemrat e tyre duhet të rrahin në islam. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan”.
 
Kreu i shtetit turk deklaroi ndër të tjera në këtë ceremoni se të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara. “Në Kumanovë shikoni se po luhen lojëra të këqija. Qëndroni të bashkuar dhe mos u përulni. Duhet të kemi gjithmonë si udhërrëfyes disa fjalë të Haxhi Bektashit. Në krahun tonë, luani dhe sorkadhja janë miq”.
 
Presidenti i Turqisë ka bërë të ditur se TIKA në të gjithë Ballkanin ka realizuar deri tani 242 projekte. Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, u shpreh ai, do të jetë kurora e të gjitha këtyre projekteve. Erdoğan e mbyll fjalimin me një përshëndetje në shqip, “Faleminderit shumë”.
 
Pas fjalës së Erdoğan, Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez bëri një lutje me këtë rast.
 
Në këtë ceremoni një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Zv. Kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş, i cili ka theksuar se “Para kësaj vepre madhështore dua të them që jam shumë i lumtur që jam sot këtu”.
Artikulli paraprakPolicia bllokon rrugët e Kumanovës
Artikulli vijuesBMW M6 Hurricane me 1001 kuaj fuqi