Ju tregoj “Strukturat Paralele” te sektit Gylen

Nga Kreshnik Osmani 
 
Jo me kot, e nisa kete shkrim me nje titull te gabuar, sepse realisht nuk kemi te bejme me struktura paralele, por me nje lemsh te madh strukturash qe takohen e ndahen ne menyre misterioze me njera tjetren, si te ishin nje top i leshte nga ato qe i ngaterrojne macet shpesh, nderkohe qe gjyshet qepin per niper e mbesa ndonje pale pupa.
 
Ne fakt, macet jane te mrekullueshme edhe me lemshin qe bejne, jane te buta, lozanjare dhe te mbushin shpirtin me ngorhtesi e argetim. Ndersa keta jane nje lloj i eger macesh, me thonj te lyyer bukur, qe ku prekin helmojne per vdekje.
Qe ne fillim te shkrimit, dua te nenvizoj se “Pushtuesi” Erdogan nuk e ka nje gazete a nje media ne Shqiperi per te botuar a per te nxjerre dike ta mbroje. Blushet e dine mire kete, por ata nuk e duan fare ate. Nuk e duan as si pushtues e as si mik, as si donator, sepse lideri i suksesshem me fame te madhe ne Orient, bie ne kundershtim flagrant me filozofine e tij te romaneve “Te jetosh ne Ishull” dhe “Hena e Shqiperise”. Prezenca e Erdoganit ketu bie ne kundershtim me planet e Blushit per t’u bere kryeminister. Ai fantazon keshtu, sa here i lutet Zotit te tij te fshehur, te cilit i kerkon falje nje mije here ne dite, pse ai e mohon. E vetmja menyre per te fshehur origjinen e fantazise se tij letrare dhe politike eshte te veteshpallet ateist.
 
Cuditerisht dhe si per t’i vene vulen e kontradiktorit vetes, Blushi ka harruar se tek “Hena e Shqiperise” kishte paralajmeruar vete rrezikun e “strukturave paralele” te Gylen, pasi ata ishin duke u infiltruar ne Policine e Shtetit dhe ne strukturat e tjera te Sigurise Kombetare. E ku e di ai c’ka ka shkruar?! Ai nuk mban mend asgje. E vetmja gje qe ruan me fanatizem ne kujtesen e tij eshte urrejtja “Maks Veliste” per muslimanet e Shqiptarise dhe per minaret e tyre te shperndara neper Ballkan qe i ngjasojne me raketat skud te Sadamit. Shume rreshta me mori ky tip dhe per kete ju kerkoj te ma beni hallall.
Levizja Gylen nisi ta shikoje Shqiperine si parajsen e saj, menjehere pas sulmeve terroriste te 11 Shtatorit ne New York. Gyleni ishte vendosur tashme tek keshtjella e tij ne Pensilvani dhe ne mendjen e tij gatuhej plani se si do te pushtonte boten, per te perhapur ate qe e quan “Islam Paqesor” duke zevendesuar terroristet qe flasin arabisht apo qe kane lidhje shpirterore me gjuhen e kur’anit. Amerikanet e strehuan hoxhen dhe nisen te mbajne nen kontroll te imet (ashtu sic dine ata te kontrollojne) orekset e plakut pa familje, pa grua, pa femije. Ai nuk kishte krijuar nje familje sepse pretendonte se jeten ia kishte dedikuar Muhamedit. Behet fjale per profetin e muslimaneve, te kuptohemi. Duke pare sensibilitetin e larte pro amerikan te popullit shqiptar dhe duke pare natyren e qurravitjes neveritese te politikaneve te Tiranes ndaj amerikaneve, plaku i Pensilvanise nisi te ferkoje duart. Ai do te mund t’i kompleksonte politikuajt shqiptare me emrin Amerike, Pensilvani, New York etj.
Publikimet ne New York Times, takimi me Papen Gjon Pali (liderin karizmatik te katolikeve boterore) dhe disa kontakte me familjen e Klintoneve, po i jepnin nje tjeter dimension gjendjes orgazmike qe ia shkaktonte etja e tij per pushtet. Per te permbushur keto nevoja, ai duhej me pare te ngulte nje thike ne shpinen e liderit sharmant, Rexhep Taip Erdogan (ish mikut dhe aleatit te tij) i cili kishte fituar nje popullaritet te jashtzakonshem ne zemrat e mbare botes islame. Plaku i Pensilvanise nuk duronte qe dikush te terhiqte vemendjen prej popullaritetit dhe fames se tij dhe Erdoganin ne kete fushe sigurisht nuk ka fuqi njeri ta konkuroje. Per kete ai nisi nje fushate pergjimesh e cimkash, hartim dosjesh me prokurore dhe agjente te tij besnike te infilturuar ne sherbimet sekrete turke. Erdogan duhej rrezuar me cdo kusht. Kjo ishte e vetmja menyre per te realizuar epshet e tij te plakura. Erdogani sipas tij, kishte guxuar te shkele “linjat e kuqe” sepse kishte tentuar te ndihmoje me ndihma palestinezet e shkrete. Ky ishte nje faj qe ai nuk e falte dot. Kishte guxuar ne Davos te kundershtoje presidentin e Izraelit. Edhe ky ishte nje faj qe ai nuk mund ta falte dot.
Ne fillimet e tyre ne Shqiperi, rreth viteve 2001-2003 nisen revanshin e tyre. Klima ishte gati. Ne Komunitetin Musliman kishte ndodhur nje vrasje ne mes te dites. Ishte ekzekutuar sekretari i pergjithshem Salih Tivari (Zoti e meshirofte) dhe Blushet e asaj kohe kishin ngritur pistat se vrajsja (sot e kesaj dite ende e pazbuluar) ishte bere nga terroristet islamike. I gjithe ky “llum terroristesh” duhej zevendesuar me nje pacifist. Pra, nga njerez qe nuk flasin arabisht. Ketu po, qe termi “paralel” nis e futet ne loje. Paralelisht me Komunitetin Musliman ata kishin hapur kolegjet e tyre “famoze” ku synonin rekrutimin e pjeses elitare te shoqerise. Kerkonin te shtinin ne dore femijet e parelinjve, pushtetareve, biznesmeneve, deputeteve dhe ministrave. Ata kishin para dhe pervecse nje biznes me fitime marramendese kjo ishte nje menyre per te qene prane “ajkes” se Shqiperise. Femijet e atyre qe do t’u benin avokatine, ne ditet e veshtira, kur skema te zbulohej. Shqiptaret e pa gjezdisur me pare, sapo te dale nga diktatura, i pane keto kolegje si parajsa te arsimit, por nuk e kishin te qarte se cfare fshihej pas tyre. Aty nuk flitej per Zotin, sepse urdherat ishin rigoroze. Gjithcka do ta marrim pa bere zhurme dhe nen rrogoz dhe pas pas u themi ne kishim qene te Zotit. Per femijet e pabuksave muslimane duhej paralelisht te kapnin medresete. Aty mund edhe te permendej Zoti here pas here, sipas direktivave te plakut te Pensilvanise. Me vone edhe medresete duhej te kishin nje “gjobe”. Jo me femijet e pabuksave, por femijet e sojit te larte te muslimaneve. Ata po fitonin shume para dhe oreksi vjen duke ngrene thote doktori. Paralelisht, hapen nje shoqate bizensmenesh, ku tentojne te rekrutojne parelinjte e rinj shqiptare. Ata e dinin se keta kishin bere para shume por qe nje pjese e tyre ishin fare pak ose hic te shkolluar dhe mund te ishin nje gjah i majme lehtesisht i gllaberueshem prej sektit. Paralelisht, hapen nje pafundesi rrjetesh sociale, portale lajmesh ne internet dhe per te mos rene ne sy, publikojne sistematikisht lajme roze, si psh shijet seksuale te Rihanes dhe sytjenat e Kim Kardashian.
 
Gjithcka ishte menduar ne detaje. Paralelisht universitete. Paralelisht Biznese te vogla. Paralelisht iniciuan nje sherbim sekret, per te kapur ndonje fond amerikan dhe europian per luften kunder terrorizmit. Por ky deshtoi sepse disa shqiptare me musteqe te lena rishtas, jo vetem qe nuk kishin haber nga kjo pune, por nisen te bejne kartona te plasitifikuar me fotografi dhe me vula per t’u vene me pas gjoba njerezve, duke i trembuar se ata ishin strukture antiterror. Mendja e tyre djallezore nuk ndalet ketu. I marrin myftileret e tyre te perzgjedhur dhe anetaret e “sherbimit” dhe i dergojne here pas here ne Pensilvani. Ne kete menyre, kompleksojne hoxhallaret e tjere idiote, qe vuanin damken dhe kompleksin e terrorizmit (sepse ishin arsimuar ne vendet arabe). Keta hoxhallare qe dine vetem t’u kendojne njerezve per t’u larguar xhindet dhe per te bere ndonje projekt iftar per ramazan, ishin pushtuar tashme prej xhindeve te “Hizmetit” apo sherbimit, sic quhet levizja Gylen. Ata ishin te bindur se hoxhallaret e Gylenit dhe hafijet e tij, kishin pasaportat e damokosura me viza nje vjecare amerikane dhe kjo ishte e mjaftueshme qe hoxhallaret e xhindeve dhe te pilafit te rrinin sus. Nuk mund te kundershtohej Gyleni dhe grupi i tij sepse “kishin” kinse Ameriken nga mbrapa.
 
Keta idiote te pushtuar tashme prej xhindeve viththekuqe te Gylenit (xhindet viththkuqe, thuhet se jane kategoria me e rrezikshme e xhindeve) u dorezuan. Ata dine vetem te hane hallve, te kendojne per te vdekurit dhe te sherojne njerezit prej xhindeve. Ata nuk dine asgje. Nuk e dine se amerikanet e kane lidhjen strategjike me shqiptaret. Ku ta dine
ata se amerikanet nuk bejne kurban shqiptaret per epshet e plakut te Pensilvanise. Ku ta dine ata se emri i Amerikes eshte perodrur tinezisht prej sektit gylenist, per te shantazhuar kundershtaret e tyre. Ku ta dine ata se rruga e shqiptareve per ne Amerike nuk kalon nga Gyleni, por nga Brukseli. Ku ta dine ata. Ata dine te hane pilaf, hallve dhe te sherojne njerezit nga xhindet vithkuqe. Gylenistat e kapen situaten dhe nisen te shtrijne kufijte e perandorise. Ne cdo parti te madhe shqiptare, nisen te infiltrojne nga kater pese. Rrini aty, mos u ndjeni, beni amin kryetareve dhe kur t’ju vije dita do te kapni situaten. Keto ishin urdherat. Hyni ne polici, ne SHISH, ne banka, ne institucione, ku te mundeni. Po lindi nevoja mund edhe te na shani, por me karar dhe butesisht, qe te mos bini ne sy. Dridheni si ta kerkoje nevoja, por gjithmone syte kendej nga ne, per te pritur sinjalet e radhes. Paralelisht, ndalohet te martohesh tek sekti Gylen me nje vajze qe dashuron. Duhet te martohesh me ate qe thote i pari i grupit (imami), sipas pallateve, sipas lagjeve, qyteteve dhe nese ben te kunderten shkrihesh e merr fund. Nje vajze goxha e shkolluar ne Turqi me rrefen ne Ankara. Qante si e marre. Ata e kishin ndare nga i dashuri. Ajo kishte patur nje marredhenie te forte dashurie, te cilen i dashuri i saj duhej ta nderpriste sepse keshtu kishte urdheruar sekti. Ajo kishte shkuar pertej cdo kufiri dhe kishte deklaruar se kishte patur edhe nje marredhenie intime me djalin dhe se ai nuk mund ta braktiste, por sekti i kishte dhene direktivat te prera. Ata duhej te ndaheshin. Nuk ka rendesi ka seks apo nuk ka, ka shtatezani apo nuk ka, ka love story apo nuk ka. Ka prekje lekurash e emocionesh apo nuk ka. Sekti kishte vendosur ndarjen dhe ndarja ishte bere me pahir. Cuni lahet me nje gote uje thote sekti (sic zakonet shqiptare thone). Paralelisht, kane takime te rregullta me deputete, ministra e njerez me influence duke u premtuar tyrrli lloj parajsash, qe nga arsimimi i femijeve e deri tek mbeshtetja politike per t’u rritur shpejt, nga kancelarite politike boterore. Paralelisht, kane njerez qe i afirmojne ne ekranet dhe emisionet me te ndjekura te Shqiperise, duke joshur pronaret e atyre mediave me aksione ne bizneset e tyre. Paralelisht, ata prodhojne nje ushtri te madhe me njerez te verdhe, te zbehte ne fytyre, te shokuar, te traumatizuar, te tredhur, qe zbatojne me rrigorozitet vetem urdherat dhe axhenden e sektit dhe per t’i lene me pas pazaret e Shqiperise ne doren e plakut te Penslivanise.
Ky eshte rreziku per te cilin “diktatori” Erdogan ju paralajmeroi.
Ky eshte “pushtuesi” qe nuk ka nje gazete ne Shjqiperi, nje shkrim ta botoje.
Zoti im dhe i ekzistences te ruajte shkelqesia juaj Rexhep Taip Erdogan, mik i madh i Kombit Shqiptar.
Ata jane terroriste!
 
/E Vërteta/
Artikulli paraprakCIA paralajmëron Uashingtonin për një aleancë ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan
Artikulli vijuesNis në kryeqytetin e Arabisë Saudite konferenca e dialogut për Jemenin