Pretendohet se BND kishte rolin kyç në ekzekutimin e Osama bin Ladenit

Pretendohet se Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND) ka ndihmuar në eliminimin e liderit të organizatës terroriste Al Kaeda, Oasma bin Laden, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas lajmit në gazetën Bild am Sonntag, pohohet se BND i ka transmetuar informacione të rëndësishme shërbimeve sekrete amerikane në lidhje me liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden.
 
Në lajm u pohua gjithashtu se informacionet e siguruara nga BND kanë patur një rol të veçantë në operacionin për kapjen e Bin Laden.
 
Më tej është theksuar se një person i shërbimeve informative të Pakistanit i ka transmetuar informacione BND-së në lidhje me vendndodhjen e Osama Bin Laden-it.
 
Osama bin Laden, në vitin 2011 u vra nga ushtarët amerikanë në rajonin Abbotabad të Pakistanit.
Artikulli paraprakQë pas largimit të Mursit, në Egjipt janë kryer 7 ekzekutime për dënimet me vdekje
Artikulli vijuesAnija nga Irani, përkundër kërcënimeve Saudite dhe atyre të SHBA arriti në Gjirin Aden