Si të pastrojmë shpejt banjën

A.    Mënyra me e lehte qe këshillohet ne këtë rast për te ruajtur një banje te pastër është mbajtja e rregullit aty. Mundoheni qe aty te keni sa me shume sipërfaqe bosh, duke u kujdesur qe çdo gjë te qëndrojë ne vendin e vet.
B.    Për eliminimin e merimangave, përdorni fshesa te posaçme me bisht te gjate. Pas kësaj menjëherë pastroni dyshemenë prej papastërtive qe u krijuan pas këtij procesi.
C.    Pasi keni veshur doreza te posaçme prej gome, pastroni me pare lavamanin, vaskën e dushit, duke përdorur një detergjent te zakonshëm universal me ane te një sfungjeri abraziv. Pas larjes thajini ato me një cope te pastër. Me pas pastroni pasqyrën duke përdorur për këtë qellim detergjente për xhama si dhe një cohë me mikrofibra, te posaçme gjithashtu.
D.    Përpara se te pastroni WC-ne, spërkateni atë me një detergjent te posaçëm. Po kështu edhe pjesën e jashtme te saj, te cilën me pas thajeni me ane te një cohe te pastër.
E.    Një tjetër alternative për te pastruar me shpejt banjën është përdorimi i kandexhinës, te cilën me ane te një furçe shpërndajeni rreth WC-se, vaskës se dushit, lavamanit, bidesë. Pasi e keni lënë për pak minuta sa te kryeje efektin e saj, shpëlaheni me ujë te bollshëm. Me pas mbushni një shishe spry me sasi te barabarta uji dhe uthulle te bardhe dhe me te spruconi zonat e ndotura me gjurmët e pikave te sapunit, te pastës se dhëmbëve, qe kryesisht i kemi ne lavaman, pasqyre, rubinet. Shpëlaheni me ujë te rrjedhshëm dhe thajini me cohe te pastër dhe te thate.
Shënim. Mos kombinoni detergjente te ndryshëm, pasi kjo mund te çojë ne krijimin e substancave te dëmshme. Përpara se te shkoni për te fjetur, zbrazni ne vesken e WC-se një filxhan me kandexhina, ose uthull te bardhe dhe ashtu lëreni gjate gjithë natës. Kjo do te mundësonte heqjen e te gjitha njollave, sado te vështira qe te jene ato.
 
Çfarë ju duhet?
– kosh për teshat e palara 
– kosh plehrash 
– fshese 
– detergjente 
Artikulli paraprakSi dhe për çfarë t’i përdorim ushqimet e skaduara
Artikulli vijuesTeknikë e pabesueshme për eliminimin e aromave të padëshiruara të frigoriferit!!