Vihet në rrezik shtetësia e gazetares që protestoi në Berlin kundër Sisit

Gaetarja Fagr Eladly në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agecyy (AA)-së tha se ajo është hedhur në gjyq në Egjipt për ti hequr shtetësinë për shkak të protestës.
 
Gazetarja Fagr Eladly, e cila protestoi kundër Abdulfettah Es-Sisit, Presidentit të  Egjiptit të ardhur në pushtet me grusht shteti në konferencën për shtyp me Kancelaren gjermane Angela Merkel, pretendon se bëhet fjalë për heqjen e shtetësisë së saj, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Eladly në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agecyy (AA)-së tha se ajo është hedhur në gjyq në Egjipt për ti hequr shtetësinë për shkak të protestës. Gazetarja shprehet se “ditën e djeshme mësova se duan të më heqin shtetësinë” dhe shton se kjo ishte një situatë që pritej.
 
Ajo vë në dukje se në Egjipt nuk lejohen mendimet kritike, ka vlerësuar më tej se: “Kështu sillen me ata që kritikojnë situatën në Egjipt. Kjo atje është rregull. Shikohet si tradhti”.
 
Elaydly shprehet se tani nuk e di se çfarë do të bëjë kundër kësaj dhe se hollësitë do ti mësojë nga Egjipti dhe shton se ajo do të presë se çfarë do të ndodhë dhe se çfarë vendimi do të japin në Egjipt dhe se me avokatin e saj do të vlerësojë situatën ligjore.
 
Eladly e cila është studente e mjekësisë në të njëjtën kohë ajo punon edhe në radion “Rheinwelle”.
 
Gazetarja Eladly gjatë kohës kur Merkel dhe Sisi ishin duke lënë podiumin kërkoi të drejtonte pyetje dhe pasi nuk u lejua ajo kishte hedhur sloganin “Ai është një vrasës” dhe kishte bërë shenjën “Rabia”.kohaislame
Artikulli paraprakKursani: Ekstremistët s'mund t’i ndal shteti, i ndalin vetëm liderët fetarë
Artikulli vijuesFillon sesioni 167 i Këshillit të Ministrave të OPEC-ut në Vjenë, pritet rritje e çmimit të naftës