Shirita elektronik për haxhinjt muslimanë

Arabia Saudite do të vënë në vend një sistem me shirita elektronik për të gjithë haxhinjt që vizitojnë  Arabinë Saudite për të kryer obligimin e Haxhit.
 
Al Arabija ka raportuar se Arabia Saudite do të kërkojë nga të gjithë haxhinjt që vizitojnë  vendin e tyre për haxhin e tyre, që të pajisen me shirita elektronik që përmbajnë informacione personale.
 
Haxhi është pelegrinazhi vjetor në Mekë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme për besimtarët muslimanë në mbarë botën, duke u tubuar më shumë se dy milionë besimtar në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një nga pesë detyrat kryesore të Islamit.
 
Duke cituar një zyrtar qeveritar të paidentifikuar, gazeta Al Watan raportoi se Ministria e Haxhit dhe Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite kanë përfunduar një plan fillestar, në mënyrë për të aplikuar në praktikë.
 
Projekti tani është në Ministrinë e Financave për një propozim të buxhetit. Pasi Ministria e Financave dhe autoritetet më të larta qeveritare të miratojnë projektin, Ministria e Haxhit menjëherë do ta zbatojë atë , ka thënë zyrtari qeveritar.
 
Sistemi me shirit elektronik, në qoftë se praktikohet, do të ruan  informacione të rëndësishme, duke përfshirë adresën e banimit në Arabinë Saudite, të dhënat të plota mjekësore.
 
Shiriti elektronik do të jetë një revolucion teknologjik që do të shpejtonte shumë procese të tilla si mbledhjen e statistikave të haxhinjve , tha zyrtari i qeverisë Saudite. 
Artikulli paraprakPapa Fraçesku nuk i përmbushi "pritshmëritë" në BiH
Artikulli vijuesNëse bën mardhënje në ëndër (a don të thotë se je tu ba me Xhin) (VIDEO)