Turqi: Dijaneti dërgon ndihma në 68 vende

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) do të zgjasë dorën e ndihmës në 400 rajone të 68 vendeve.
 
Autokolona e parë e ndihmave është nisur drejt personave në nevojë.
Këto ndihma do të arrijnë në të katërta anët e botës, Afrikë, Ballkan, Kaukaz, Azi qendrore, Amerika Latine, Azi paqësor e më gjerë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfit të Dijanetit, İsmail Palokoğlu tha; “Ne jemi gati për Ramazanin. Ne do të vazhdojmë të jemi ura e mirësisë deri sa në të gjithë rruzullin tokësor të mbizotërojë mirësia. Donacionet e bëra nga populli ynë me anë të mesazheve sms ose nëpër banka, do të arrijnë në të katërta anët e botës”.
 
Vakëfi në fjalë, këtë Ramazan do të shpenzojë 10 milion lira turke për ndihmat drejt njerëzve në nevojë.
Artikulli paraprakÇfarë duhet të hamë për syfyr?
Artikulli vijuesMuslimanët ujgur groposin Kur’anin nga frika e ekzekutimit