Fillon në Shqipëri procesi i votimit për zgjedhjet vendore

Rreth 3.370.206 shqiptarë me të drejtë vote do ti drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në vend, dhe sipas orarit të parashikuar zyrtar procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00
 
Në Shqipëri janë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet vendore në vend, ku procesi i votimit ka filluar rreth orës 07:00, sipas orarit zyrtar të parashikuar, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rreth 3.370.206 shqiptarë me të drejtë vote do ti drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në vend, dhe sipas orarit të parashikuar zyrtar procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00.
 
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Zyrtarisht në këtë zgjedhje garojnë 63 parti politike, ndërsa në garë janë gjithsej 157 kandidatë për 61 bashki.  Janë regjistruar dy koalicione të mëdha, konkretisht Aleanca për Shqipërinë Europiane, që kryesohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe që përbën bllokun e shumicës, por që ka tërhequr rreth vetes edhe parti të tjera jashtë koalicionit qeverisës. Nga ana tjetër, në spektrin opozitar është koalicioni i quajtur Aleanca Popullore për  Punë dhe Dinjitet, i përbërë nga 15 parti politike. Ndërsa 11 parti konkurrojnë jashtë koalicioneve. Në disa bashki të vendit janë në garë edhe kandidatë të pavarur
 
Policia e shtetit shqiptar ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku bëhet e ditur se janë marrë masat për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, konkretisht të 90 KZAZ (Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve) dhe 5.299 Qendrave të Votimit, ku do të angazhohen 5960 punonjës policie.
 
Një sërë organizatash dhe institucionesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendore do të do të monitorojnë procesin e sotëm të votimit, si delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri OSBE, disa organizata jo qeveritare, etj.
 
Risia e këtyre zgjedhje është se ato zhvillohen sipas ndarjes së re administrative të vendit, ku nga reforma territoriale e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, do të votohet për të zgjedhur kryetarët e rinj në 61 bashkitë e vendit. Më parë në Shqipëri ekzistonin 373 bashki dhe komuna (njësi vendore).kohaislame
 
Artikulli paraprakGodet WikiLeaks: Gati janë mbi gjysmë milion dokumente sekrete
Artikulli vijuesMbi 1500 emigrantë për një ditë “pushtuan” Preshevën