Gjermania arreston gazetarin e Al-Jazeeras

Al-Jazeera ka bërë të ditur se njëri prej gazetarëve të saj kryesorë është arrestuar në Gjermani, me kërkesë të Egjiptit.
 
Ahmed Mansour, i cili punon për shërbimin në gjuhën arabe të Al-Jazeeras, është kapur para se të merrte fluturimin nga Berlini në Katar.
 
Policia gjermane ka thënë se autoritetet në Egjipt kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Mansourin.
 
Vitin e kaluar, drejtësia në Kajro e ka dënuar atë në mungesë me 15 vjet burgim, nën akuzat për torturë.
 
Al-Jazeera thotë se akuzat kundër Mansourit, i cili ka edhe shtetësi britanike, edhe egjiptiane, janë absurde dhe të rreme.
 
Mansour pritet të dalë të hënën para gjykatësit gjerman.
 
Artikulli paraprakPse murgjit budistë sulmojnë myslimanët?
Artikulli vijuesJa se si mund t’i qetësoni sinuset në 30 sekonda!