LUFTA E MIRËS DHE E KEQES

 
Savash Veliu 
Qëllimi i jetës është jeta me një qëllim dhe qëllim duhet me qenë të jetuarit vetëm për të Vërtetën (Hakkun). Prandaj jeta na parashtron dy pyetje jetike:
 
1. A do me qenë një besimtar i mirë apo…
 
2. Do të përvetësosh diçka për vete?
 
Thuhet se, “Të bësh një të mirë është shumë vështir, por për të bërë një keqësi është shumë më e lehtë!   
 
 Realiteti qëndron kështu! E mira ka për armik të keqen dhe ajo është shumë e vështir. Kurse, e keqeja ka përball vetes të mirën dhe ajo bëhet një pre e lehtë!      
 
Kjo po ndodh sot në Egjiptë, në boten Islame dhe këtu në Ballkan ku janë prezentë konfliktet si  dhe dhuna e prodhuar.  
 
Këtu vjen në pah lufta “mes të mirës dhe të keqes”. Jemi dëshmitar se botërisht “Protestuesitë protestojnë në mënyrë paqësore për të drejtat legale kundrejt pucistëve jonjerëzor që shfuqizojnë dhunshëm liritë e tyre, derisa bota e civilizuar perendimore bën sehir! “Gjithnjë Protestuesit prezantojnë një punë dhe veprim të mirë kundrejt armikut vepërkeq që brutalisht u’a merr pushtetin nga DORA e tyre”!      
 
De fakto dhe de jure shihet se, është shumë më e vështirë puna e popullit ngase e luftonë të keqen. Por nëse shikojmë nga këndvështimi i “vepërkeqit’, edhe ai do të thoshte se, bën “vepër të mirë” sepse e luftonë të keqen (në faktë të mirën). Në këtë rast vepërkeqi për qëllim të përvetsoj pushtet për vete! Prandaj, ai shumë lehtë vret popullatën duarthatë, sepse “e mira” qëndron para tyre që është pre e lehtë. Populli “vepërmiri” duarthatë tentonë ta përmirsojë dhe ta korrigjojë “keqësinë”, dhe ky qëllim për të bëhet shumë i vështir.    
 
Prandaj, populli që e ka shijuar njëherë lirinë ai kurrë më nuk zbrapset. Kalifi Omer thotë: “Jetën më të mirë e jetuam kur durimin e kuptuam, dhe sikur të kishte qenë durimi në formë të njeriut, do ta vërenit sa bujar do të ishte”. Kurse Sejid Kutubi thotë: “Gjithsesi që një ditë ummeti do të lindë, por, nuk ka ansjë lindje pa dhimbje”!
 
– “Jeta në këtë botë është e lehtë, por njerëzit e vështirësojn atë”!
 
…Por, cilët njerëz?
 
“Zemrat” e njerëzve që janë të verbuar janë njerëz të pandershëm dhe të papërgjegjshëm. Kurse, “Ndershmëria është një dhuratë shumë e shtrenjtë dhe asnjëherë mos e prit nga njerëz pa vlerë”, thotë Warren Buffet .
 
Zoti thotë; “Ne zemrat e atyre njerëzve i kemi vulosur, prandaj ata kanë sy por nuk shohin. Kanë vesh por janë të verbër dhe kanë mend por nuk logjikojnë”!
 
Po të gjykojmë sipas fjalëve të thëna më lartë atëherë, “Këta njerëz vepërkeq sado në opinion  oratori të bukur të përdorin, punët e tyre dëshmojnë për ta”.     
 
 Para botës “Vepërkeqi” kështu vepron kinse e mbron “demokracinë” dhe “laicitetin”  shtetëror, por ajo mbetet për një kohë të caktuar dhe është jetëshkurtër, sepse “e mira” është më e fuqishme ngase në vete bartë të vërtetën, dhe ajo gjithsesi do të ngadhnjej mbi të “keqen”! Zoti thotë: “E sikur të përputhej e vërteta me ambiciet e tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe toka dhe çdo gjë që gjendet në to”. – Muminun 71
 
 Për fat të keq të gjithë ata që imagjinojnë një botë properëndimore, do të ndeshen me një përgënjeshtrim dhe me një zhgjëndërr të thyer në jetë, shkaku se ajo botë i mbështetet ideologjisë dogmatike të së  “Drejtës Romake” që qëndron mbi kokat e njerëzisë si “shpata e demaklut”. Historia na mësonë prej kohësh se sa barbar që ishinë Romakët gjatë sundimitë të tyre ndaj popujve të tjerë!  
 
Deri dje Perëndimi botës i proklamonte “Pacifizim dhe Demokraci” si shembulli i organizimit të jetesës dhe ai sot hesht para padrejtësive që s’mund të pranoj asnjë kod njerëzor e përshkruar nga vet ata, ngase sipas tyre gjërat që ndodhin jashtë kufijve të perëndimit s’janë në interesë të tyre!?   
 
Po të ishte ashtu do të ishte shumë në rregull… por s’është!? Dhe Bota me të drejtë do të pyeste, “A duhet besuar më “Demokracinë” si një kod i të drejtave dhe lirive të njeriut?  
 
Jo! Tani për tani në arenën ndërkombëtare Perëndimi ka dështuar në këtë aspekt?        
 
Dmth, detyrimisht futet nevoja se, “Një ditë në këtë nënqiell do të vendoset Zeniti i Demokracisë së lartësuar me drejtësin e saj Universale vetëm atëherë, kur “Islami Famëlartë”  do ta bartë bajrakun e njerëzimit drejtë qëllimit të mirësisë, e bollshme me njerëzi duke hedhur poshtë dogmën “demon-kraci”, që bart në vete keqësi dhe ligësi”! 
 
Kurse, Alija Izetbegoviqi thotë : ”Islami dhe parimet e tij për vendin e njeriut në botë, qëllimit të jetës së njeriut dhe raporteve ndërmjet njeriut dhe Zotit, raporteve njeri-njeri mbesin bazament i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm etik, filozofik, ideor dhe politik i çdo aksioni të mirëfilltë në drejtim të rimëkëmbjes dhe përmirësimit të gjendjes së popujve muslimanë”. ”Nëse bënë padrejtësi do të bëhet padrejtësi edhe ndaj teje, nëse gënjen do të gënjehesh e nëse tradhton do të tradhtohesh andaj vepro sot atë që ke dëshirë që njerëzit të veprojnë për ty nesër”.
Artikulli paraprakJa projektet konkurruese dhe projekti fitues që pritet të përfundoj në vitin 2020
Artikulli vijuesStudimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit