Kosovarët në Francë e Gjermani po deklarohen si homoseksualë dhe anëtarë të VV-së

Azilkërkuesit kosovarë janë duke dhënë arsye të ndryshme për të fituar azilin në Francë dhe Gjermani. Por, me këto deklarata të tyre, ata nuk po i merr seriozisht asnjëri prej këtyre dy shteteve.

Dy arsyet kryesore që më së shumti po i përdorin emigrantët kosovarë në Francë e Gjermani, siç mëson Indeksonline, janë të deklaruarit si homoseksualë të cilët nuk po pranohen në rrethet e tyre shtetërore dhe të deklaruarit si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po përndiqen politikisht nga pushteti i partive politike qeveritare.
 
Burime nga autoritetet evropiane të azil-kërkimit, bëjnë të ditur për Indeksonline, se për këto dy arsye të azilkërkuesve kosovarë janë interesuar edhe autoritetet franceze e gjermane, por ata janë informuar edhe prej ambasadave të tyre në Kosovë, por edhe prej autoriteteve kosovare, se Kosova është mbështetëse e të drejtave të lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe transeksualëve dhe se askush nuk gjykohet për shkak të preferencave seksuale në shoqëri, kurse Vetëvendosja është subjekti i tretë politik në Kosovë dhe ajo udhëheq edhe me kryeqytetin e Kosovës e nuk përndiqet askush në Kosovë, aq më pak për shkak të bindjeve politike. kohaislame
Artikulli paraprakBastisen pesë OJQ të shijave në Kosovë, dyshohen për “shpëlarje të parave” dhe “financim të terrorizmit”
Artikulli vijuesVuçiq: Shqiptarët kurrë nuk do të na marrin Gazivodën, mos të na shesin përralla