Vuçiq: Shqiptarët kurrë nuk do të na marrin Gazivodën, mos të na shesin përralla

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se Serbia nuk do të lejojë që të gjithë pasurinë e saj ta shndërrojë në pasuri të shqiptarëve, siç po pretendohet nga ata, transmeton zeri.info.
 
Gazeta serbe Blic, shkruan se Vuçiq ka shtuar se nuk do të lejojë kurrë një gjë të tillë dhe nuk do të heq dorë asnjëherë.
 
Me këtë rast ai ka përmendur liqenin e Gazivodës, për të cilën ka thënë se ‘kurrë shqiptarët nuk do të mund të na marrin atë, siç po pretendojnë ta bëjnë edhe para syve tona’.
 
“Nuk kam të drejtë që të dorëzohem, nuk mundem dhe nuk dua që të dorëzohem, dhe nuk ekziston asnjë vend në botë që do të mund të më detyrojë të heqi dorë nga Gazivoda”, është shprehur Vuçiq para gazetarëve në qeverinë Serbe, sot, një ditë pas takimit të tij në Bruksel, që zhvillojë me kryeministrin Isa Mustafa, shkruan zeri.info.
 
Ai ka shtuar se, siç e kanë marrë Trepçën, e shumë ndërmarrje tjera, tani shqitparët duan të i’a marrin Serbisë edhe Gazivodën, dhe atë para syve tona, duke na kërkuar edhe nënshkrimin.
 
“E kjo kurrë nuk do të ndodhë”, është shprehur tutje ai.
 
Ai ka shkuar aq larg ndërsa i mllefosur ka thënë se ‘shqiptarët bashkë me turqit po flasin përralla’.
 
Arsyeja pse ka folur për Turqit është se një ditë më parë një media serbe ‘Danas’, ka shkruar se pasi Turqit kanë blerë një njësi të Koorporatës Energjetike të Kosovës, distribucionin, ata kënë blerë edhe një pjesë të Gazivodës.
 
“Për të gjitha mund të flasim, por që ne ti dorëzojmë të gjitha e të themi ja ku i keni, nuk do të ndodh kurrën e kurrës. Turqit para tri dite kanë thënë se e kanë blerë edhe Gazivodën. Po lerini këto llafe se janë vetëm përralla të tyre. Turqit as në ëndërr nuk mund të kalojnë në veri të Kosovës, e lere më të e blejnë atë nga Prishtina, ka shtuar më tej Vuçiq./Zëri/ kohaislame
Artikulli paraprakKosovarët në Francë e Gjermani po deklarohen si homoseksualë dhe anëtarë të VV-së
Artikulli vijuesHungaria vendos ta ndërtojë murin në kufi me Serbinë