Hungaria vendos ta ndërtojë murin në kufi me Serbinë

Ministri i jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka thënë sot se everia në Budapest ka marrë vendim për ta ngritur një mur rrethues të përkohshëm në kufi me Serbinë sa më shpejtë që të jetë e mundur për të ndaluar ardhjen e emigrantëve.
 
Szijjártó nuk ka dhënë detaje se kur do të fillojnë punët në ndërtimin e tij.
 
Sipas tij ndërtimi i rrethojës është “çështje dypalëshe” me Serbinë, me të cilën, siç tha ai, “marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira.”
 
Kryediplomati hungarez ka thënë se në vendin e tij këtë vit kanë hyrë rreth 61 mijë emigrantë të paligjshëm, pothuajse të gjithë përmes Serbisë.
 
Shumica e atyre që kanë aplikuar për statusin e refugjatit në Hungari, kanë shkuar më pas në vendet e Evropës perëndimore, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.kohaislame
Artikulli paraprakVuçiq: Shqiptarët kurrë nuk do të na marrin Gazivodën, mos të na shesin përralla
Artikulli vijuesZhdoganimi “pa letër” lehtëson të bërit biznes