Intervistë me hoxhën Enis Rama mbi vlerën e Natës se Kadrit dhe 10-shën e fundit të Ramazanit

-Vlera e Natës se Kadrit dhe 10 diëtshi i fundit I Ramazanit-
 
Intervistë me Hoxhën e nderuar nga Mitrovica, imamin e xhamisë “Isa Beg” Enis Rama
 
DARDAN SINANAJ
Hoxhë i nderuar, shumë shpejt erdhëm tek 10 ditëshi i fundit i Ramazanit, kurse në të gjitha çështjet, model e kemi të Dërguarin e Allahut, si ishte 10 ditshi i fundit i Muhamedit Sal-lallahu Alejhi ue sel-lem, me çka veçohej ai?
 
Hoxhë ENIS RAMA
 
I Dërguari ishte shembull në adhurim ndaj Allahut gjithmonë dhe kushdo që e përcjell jetën e tij gjen një përkushtim të veçantë në këtë aspekt. Mirëpo kur bie fjala për 10 e fundit ai padyshim e ndryshonte intenzitetin e adhurimit dhe mobilizohej në formë të posaçme.
Ai mbyllej në xhami, tashmë tërë nata përfshihej në adhurim dhe zgjonte anëtarët e familjes që t i bashkangjiten në kërkimin e natës së Kadrit dhe marrjes sa më maksimale të shpërblimit. Na mësoi që fokusi i kërkesave në fund të këtij muaji të jetë kërkimfalja duke na aluduar qartas me këtë se shpërblimi më i madh që e fitojmë në këtë muaj është falja e mëkateve dhe rregullimi i raporteve me Allahun.
D.SINANAJ
 
Hoxhë i nderuar, në 10 ditshin e fundit të Ramazanit, është një natë mjaftë më vlerë, nata e KADRIT, a na tregoni pak mbi rëndësinë e kësaj nate dhe si mund ta godasim këtë natë?
 
Hoxhë ENIS RAMA
Sa i përket natës së Kadrit vlera e saj është përmendur në argumente të shumta por mjafton si vlerë zbritja e Kur anit. Si nderim ndaj librit te Tij, Allahu i Madheruar ka bërë që kjo natë të jetë e barazvlefshme sa 1000 muaj.
Tëre kjo na aludon ne mëshirën e Allahut dhe dashurinë e Tij ndaj neve me c’rast na mundëson që me një adhurim të një nate të fitojmë një jetë të re e cila dallon nga kjo që po e jetojmë. Kjo qe po e jetojmë është e përzier me të mira dhe të liga, adhurime dhe mëkate ndërsa ajo që e fitojmë në këtë natë është jetë e tera me adhurime dhe përkushtim ndaj Allahut.
Mendoj se kjo është oferta më e mirë që e kemi marr ndonjë herë andaj të tregohemi të përgjegjshëm dhe ta kërkojmë këtë natë me zell dhe seriozitet.
 
D.SINANAJ 
 
Hoxhë i nderuar, ju shumë për këtë intervistë dhe lusim Allahun të t’ju dhurojë shëndet dhe gjitha të mirat në dunja dhe ahiret.
 
Hoxhë ENIS RAMA
Allahu ju shpërbleftë edhe juve dhe ua pranoftë adhurimet.
Artikulli paraprakDer Spiegel: Mafia kontrollon Maqedoninë
Artikulli vijuesIntervistë ekskluzive me kryeimamin e Kosovës