Vdes princi saudit Saud al-Faisal

Princi i Arabisë Saudite, Saud al-Faisal, që është njohur si ministri i Jashtëm vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një sëmundjeje të pashërueshme. Varrimi i tij do të bëhet më 11 korrik në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës.
 
Princi Saud ishte një nga anëtarët me profilin më të lartë në elitën e mbretërisë, para se të jepte dorëheqje në muajin prill, për shkak të gjendjes shëndetësore.
 
Ai drejtoi diplomacinë e Arabisë Saudite, dhe u përball me kriza të njëpasnjëshme rajonale, si dhe mbajti në fokus marrëdhëniet me Perëndimin. “Ai ishte simbol i sinqeritetit dhe punës së vështirë”, tha Pallati Mbretëror. Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se ky diplomat i lartë “ka punuar pa lodhje për paqe dhe stabilitet në Lindje të Mesme”.
 
Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, shprehu “mërzinë e thellë” dhe tha se al-Faisal “ishte një burrë me shumë përvojë, ngrohtësi, i dinjitetshëm dhe njohuri që i kanë shërbyer vendit të tij me besnikëri”.(REL)
Artikulli paraprakA tu lajmëroj për atë që është më e shumtë e më e vlefshme sesa dhikri që bëni natën dhe ditën?
Artikulli vijuesNuk votohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës