Shiyang He, një projektues në agjencinë e reklamave Ogilvy e Pekinit, ka krijuar një seri reklamash për Qendrën Shenyang për kërkime psikologjike, e cila ka nxjerrë në pah efektet e dëmshme që smartphonët mund të kenë në marrëdhëniet njerëzore.
Të tri reklamat tregojnë situata të zakonshme të jetës në shtëpi, me një smartphone të madh në mes duke bllokuar çdo bisedë mes dy njerëzve në foto.
Shiyang nuk është i vetmi që është shqetësuar për rritjen e nivelit të varësisë në smartphone. Vitin e kaluar, është paraqitur edhe një seri e fotografive të quajtura vdekja e bisedës.