PD: Gjuha e Haraqisë, gjuhë e urrejtes dhe racizmit

Partia e Drejtësisë, konsideron se gjuha denigruese e përdorur nga gazetari Artan Haraqija, ndaj komunitetit myslimanë, që përbën shumicën absolute në Kosovë, është gjuhë e urrejtjes, racizmit dhe tendencës së prishjes së sigurisë në Kosovë, tendencë me ide komuniste për të poshtëruar këtë komunitet.
 
PD dënon fuqishëm deklarata të këtilla, ku njëherit apelon të Asociacioni i Gazetareve të Kosovës, por edhe organet përgjegjëse, që të distancohen nga deklarata e gazetarit të etur për urrejtje e manipulim ndërfetar e ndër shoqëror.
 
Atë që periudha komuniste e pushteti serbo-sllav nuk arriti të bëjë kundër shqiptarëve, disa persona si Artan Haraqija po mundohen të bëjnë me vetëdije.
 
PD gjithashtu apelon te popullata kosovare që mos të bie pre e provokimeve të këtilla dashakeqëse për popullin tonë.
 
Armiqtë e popullit kosovarë nuk janë vetëm ata të jashtëm, të tillët janë edhe brenda shtetit të Kosovës, andaj bëni kujdes nga provokime të këtilla.
Artikulli paraprakDiktatori që dyshohet se kreu 40 mijë vrasje gjatë sundimit të tij
Artikulli vijuesGeorgevski: Shqiptarët po e kthejnë Maqedoninë në vend mysliman