Kthimi i mërgimtarëve ngjall bizneset e vogla

Kthimi i mërgimtarëve për pushime në vendlindje ka ngjallur shpresë tek tregtarët për rritjen e qarkullimit të tyre të punës. Ata thonë se për shkak të krizës së rëndë ekonomike, veprimtaria e tyre afariste thuajse ka falimentuar. Ekspertët thonë se kapitali i mërgimtarëve ka ndikim të madh në zhvillimin e ekonomisë, por ata tërheqin vërejtjen për neglizhencën e shtetit ndaj diasporës.
Mirë se erdhët, si e keni organizuar pushimin do ikni diku apo do rrini ne vendlindje?
 
“Po në vendlindje do rrimë në vendlindje.
 
Si jeni me organizimet familjare dasmat.
 
“Me dasmat pak po, ama dobët, me shoqëri më tepër. Dasmat na marrin krejt kohën.
 
Ka filluar ardhja e mërgimtarëve, e bashkë me to, qarkullimi më i madh ekonomik për bizneset Tetovare. Kompanitë e ndërtimeve, butiqet dhe artarët, janë ata që më së miri e ndjejnë ardhjen e mërgimtarëve dhe rritjen e volumit të punës edhe pse siç shprehet ata, kriza ekonomike por edhe ngjarjet e fundit në vend janë reflektuar negativisht ndaj bizneseve të tyre. 
 
“Këto dy javët e fundit është rritur pak shitja por por nuk është si vitet e kaluara ka një krizë ekonomike edhe mërgimtarët nuk kanë më mundësi për akumulim të të hollave. Po tash pas Bajramit presim një rritje të punës në Tetovë, sepse prej rastit të Kumanovës Tetova është katastrofë ekonomikisht”, tha Mensur Arifi, Artar.
 
“Në të njëjtin nivel qarkullimi janë edhe restorantet e dasmave. Tek ata pas mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pothuajse deri në fund të vitit çdo ditë është e zënë me organizime të manifestimeve familjare, e 80 për qind prej tyre, janë nga mërgimtarët”.
 
Ardhja e mërgimtarëve, ndikon edhe në rritjen e buxhetit të komunës, kryesisht nga tatimet e pronës edhe atë deri në 20 për qind. Mërgimtarët japin shumë për vendin tonë, por qeveria nuk ua kthen në nivelin e duhur atyre, shprehet me këtë rast, eksperti i ekonomisë, Izet Zeqiri.
 
“Po është një injeksion shumë i fuqishëm për ekonominë e Pollogut, posaçërisht për ekonominë e Tetovës. Krahas transferim të mjeteve revizore e financiare të tyre që sjellin para të freskëta që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Pollogut, konsumi i tyre harxhimet e tyre që bëjnë për plotësimin e nevojave të tyre, ndikojnë në zhvillimin e ekonomive familjare, ekonomive tjera në regjionin e Pollogut. Kështu që përkundër qytetarëve e bizneseve që janë shumë koshientë për rëndësinë që kanë mërgimtarët, institucionet e shtetit këto i trajtojnë si të huaj, nuk i trajtojnë si njerëz të cilët që japin një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të regjionit edhe më gjerë”, u shpreh Izet Zeqiri, ekspert ekonomik.
 
Ndryshe, ardhja e mërgimtarëve, për dallim nga e kaluara, këtë vit ka ndërgjegjësuar si Komunën ashtu edhe Sektorin e Punëve të brendshme të Tetovës, të marrin masa për ngritjen e rregullit në komunikacion./Alsat-M
Artikulli paraprak“Shqiptarët vijnë si turistë, shihni si vijnë këta”
Artikulli vijuesBMW M3 me rrota të reja