Shkupi shënon 52 vjetorin e tërmetit katastrofal

Shkupi sot shënon 52 vjetorin nga tërmeti katastrofal i 26 korrikut të vitit 1963, ku humbën jetën 1.070 persona dhe u lënduan 3.000 të tjerë.
 
 
Shkupi sot shënon 52 vjetorin nga tërmeti katastrofal i 26 korrikut të vitit 1963, ku humbën jetën 1.070 persona dhe u lënduan 3.000 të tjerë. Shënimi i kësaj dite filloi nga mëngjesi me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel nga ana e delegacioneve zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, raporton Anadolu Agnecy (AA).
 
Lule në monumentin e viktimave nga tërmeti katastrofal vendosën edhe një delegacion zyrtar i qytetit të Shkupit të kryesuar nga kryetari Koce Trajanovski. Pjesëmarrës në këtë ceremoni kishte edhe delegacione nga Qeveria dhe Parlamenti i Republikës i Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, delegacione nga partitë politike dhe trupi diplomatik i Maqedonisë, si dhe të tjerë.
 
Risto Markovski, i cili vendosi lule në varrin e vëllait të tij që humbi jetën gjatë tërmetit katastrofal tha se jetët e humbura, ankthin dhe trishtimin që kanë në zemrat e tyre nuk mund të përshkruhet me asgjë. “Ja ku e shihni, pas 52 viteve, Shkupi është ndërtuar, vetëm se nuk i ka personat të cilët humbën jetën në tërmetin e fuqishëm, ndërmjet të cilëve ishte edhe vëllai im. Kaluam një trishtim të madh, vetëm ata që e përjetuan e dinë atë ndjesi”, u shpreh ai, duke shtuar se tërmeti i vitit 1963 gjithmon duhet të kujtohet.
 
Si pjesë e kësaj ceremonie në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, prej orës 09:00 deri në orën 17:00 do të realizohet aksicon tradicional për dhurimin e gjakut, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit në mbrëmje do të hapet ekspozita “Shkupi 1963 – para dhe pas tërmetit”, ku të pranishmëve me fjalim do t’iu drejtohet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Tërmeti katastrofal në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 05:17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 05:43. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërkohë që mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Shkupi u godit nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në shehin “Maqedonia”.
 
Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel tek të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin, kështu që Shkupi u bë qytet i solidaritet ndërkombëtar.
 
Menjëherë pas katastrofës. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipet profesioniste nga OKB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikën për ndërmarrjen e masave për rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për dhënie ndihmë Shkupit.
Artikulli paraprakTë vrasësh ne emër te Islamit, nuk ta arsyeton krimin
Artikulli vijuesHistoria me vezë popullit argjentinas