Hiroshima 70 vjet më parë u fshi nga harta, mbahet ceremoni përkujtimore

Në Japoni përkujtohet me ceremoni 70 vjetori i hedhjes së bombës atomike në qytetin Hiroshima, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ceremonia përkujtimore e Hiroshimës e cila u shkatërrua plotësisht përreth dhe e cila është vendi ku u hodh bomba e parë atokime u mbajt në bazën qendrore të sulmit në afërsi të Parkut të Paqes. Në ceremoni krahas Kryeministrit japonez Shinzo Abe morën pjesë mbi 100 përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës duke përfshirë edhe Ambasadorja e SHBA-së në Japoni Caroline Kennedy.
 
Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në ceremoni në orën 08.15 kur është lëshuar edhe bomba kanë qëndruar në qëndrim nderi për personat që humbën jetën dhe më pas në qiell janë lëshur pëllumba të bardhë që janë edhe simbol i paqes.
 
Kryeministri Abe në fjalimin e tij tha se Japonia vendi i vetëm ku është hedhur bomba atomike është përgjegjëse në shkatërrimin e armëve nukleare. Abe ka njoftuar se Japonia në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në fund të këtij muaji në Hiroshima do të gjendet në iniciative që do ti shërbejnë shkatërrimit të armëve nukleare.
 
Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Hiroshimës Kazumi Matsui ka rinovuar thirrjen ndaj Presidentit Barack Obama dhe liderëve të tjerë botërorë për përshpejtimin e përjekjeve për një botë të pastruar nga armët nukleare. Matsui i ka cilësuar armët nukleare si “e keqe absolute dhe armë çnjerëzore” dhe ka theksuar se këto armë duhet të hiqen nga qarkullimi.
 
Kryetari i Bashkisë, Matsui në kuadër të Samitit G-7 që do të mbahet në Japoni vitin e ardhshëm i ka bërë thirrje liderëve botërorë që të vizitojnë Hiroshimën dhe Nagasakin ku bombat atomike kanë lënë gjurmët e thella.
 
Matsui i cili i ka bërë thirrje Presidentit Barack Obama dhe emrave të tjerë botërorë që drejtojnë politikën që të jenë të pranishëm për të dëgjuar nga viktimat e mbetur në jetë përmasat e fatkeqësisi dhe të të përballen me faktin e bombës atomike ai ka shprehur se “Jam i sigurtë se më pas duke përfshirë edhe marrëveshjen e armëve nukleare do të fillojnë diskutimet mbi një kuadër ligjor”.
 
Pas lëshimit të bombës të emëruar (little boy) nga avioni B-29 i SHBA  në Hiroshima humbën jetën 70 mijë persona përnjëherësh. SHBA 3 ditë pas Hiroshimës hodhi bombën tjetër të quajtur (fat man) në Nagasaki.
Artikulli paraprakBFI reagon lidhur me aksionin “Qelia”
Artikulli vijuesObama: Gabim nëse Kongresi refuzon marrëveshjen bërthamore