Ndërkombëtarët transferuan 77 milionë euro nga Kosova

Ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të marrin paga shumë atraktive. Paga këto shumëfish më të larta se të stafit vendor.


Sipas të dhënave të bankës Qendrore te Kosovës (BQK) gjatë vitit që lamë pas ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë, dërguan nëpër vendet e tyre 77.4 milionë euro, apo nëntë milionë euro më shumë se në vitin 2010, derisa qindra mijëra emigrantë kosovarë që punojnë nëpër shtete të ndryshme të botës dërguan në Kosovë rreth 400 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve të pranuara në Kosovë vijnë nga vendet anëtare të BE-së, si Gjermania me 34 për qind, Zvicra me 23 për qind, Austria e Italia me nga 2 për qind secila, dhe në një përqindje më të vogël nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja me nga 2 për qind. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakPartia e Gruevskit me spiunë dhe shërbime serbe
Artikulli vijuesQeveria shpenzoi 10 milionë euro për politika të paplanifikuara