NATA ME GJUMË DHE GJUMI ME KARAR!

Sipas një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një i rritur nuk duhet të flejë më pak se 6 dhe më shumë se 8 orë në ditë, përndryshe ai do të jetë më i pambrojtur përballë sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjumi i pakët dhe i tepërt shkakton probleme në zemër.

Bazuar tek studimi në fjalë, i realizuan në SHBA me 3.019 persona mbi 45 vjeç dhe i publikuar dje në një kongres rreth kardiologjisë, njerëzit, që flenë më pak se 6 orë gjatë natës, janë dy herë më shumë të rrezikuar nga hemorragjia cerebrale dhe infarkti, por edhe 1,6 herë më të rrezikuar nga insuficienca kardiake.

Studiuesit amerikanë konstatuan gjithashtu se të rriturit, që flenë më shumë se 8 orë gjatë natës, janë dy herë më shumë të rrezikuar nga angjina e kraharorit dhe 1,1 herë më shumë nga sëmundjet koronare.

Artikulli paraprakVLORË – TURIZMI FAMILJAR, MUNGOJNË TË ARDHURAT NGA TAKSAT
Artikulli vijuesNexhmije Hoxha: Ish-të përndjekurit, vjedhës lopësh. Në 50 vjet s'u vranë njerëz sa sot!