Në periudhën prej orës 8 të ditës së djeshme deri në ora 8 të mëngiesit të sotëm janë lëshuar gjithsej 1.808 vërtetime shtetasve të huaj, nga të cilët 1.124 janë të gjinisë mashkullore, 249 të gjinisë femërore, 341 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 125 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPB, më të numërt janë shtetasit e Sirisë1.475, pastaj Afganistani174, Iraku44, Pakistani45, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël. Në periudhë nga 19 qershori i këtij viti deri më sot në orën 08:00, theksohet në kumtesë, u janë dhënë vërtetime 58.959 shtetasve të huaj, prej të cilëve 40.318 janë të gjinisë mashkullore, 8.047 të gjinisë femërore, 9.277 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.317 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë edhe atë47.929, pastaj Afganistani3.330, Iraku2.666, Pakistani1.718, Palestina723, Somalia 571, Bangladesh419, Kongo323, Nigeria201, Kameruni159 Eritrea142, Etiopia109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.
Në IP Qendra pranuese për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, prej të cilëve 7 janë mehskuj (midis të cilëve një është lënduar), 1 kërkuese të azilit është femër dhe 3 kërkues të azilit janë minorentë. Në mënyrë plotësuese, në pajtueshmëri me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme 4 kërkues të azilit një mashkull, një grua dhe dy fëmijë nga të cilët një fëmijë është pa shoqërim të kujdestarit janë vendosur në vend tjetër për akomodim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.