Prindërit e djalit 14-vjeçar, Ahmed i cili për një projekt të shkollës bëri një orë, pas të cilës ai u arrestua me akuzat se ajo ishte një bombë, arsimimin e tij nuk do ta vazhdojë në shkollën MacArthur në Teksas.
Dhe kjo do të ndodhë, edhe pse kjo shkollë pas incidentit ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur atë, transmeton Telegrafi.
“Jemi të bindur se mund ti ofrojmë atij një arsim të shkëlqyer”, tha një zëdhënës nga shkolla MacArthur.
Megjithatë, familja e Ahmedit tha se djali nuk ishte aspak i interesuar për një kthim në shkollën e vjetër dhe ende mendojnë se në cilën shkollë do ta regjistrojnë në të ardhmen.
Për kujtesë, Ahmed u arrestua të hënën, pasi shkolla kishte dyshuar se ora të cilën ai e kishte punuar mund të ishte një bombë.
Ahmed ishte dërguar në qendrën e paraburgimit për të mitur, dhe vetëm më vonë arriti të dilte nga aty me ndihmën e prindërve të tij.
Më pas, Ahmed u bë një yll në media, dhe fitoi mbështetje në rrjetet sociale.
Gjithashtu, atë, Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdoswi, një inxhinier sistemi në NASA. /Telegrafi/
You Might also Like
Ministri musliman i qeverisë skoceze, i veshur në “kilt”, betohet në gjuhën urdu
Në një demonstrim unik të multikulturalizmit britanik, ministri më i ri në qeverinë skoceze i…
By
Redaksia
1 Min Read
Besa: Karburantet lirohen, çmimet e shërbimeve dhe mallrave Jo
Lëvizja BESA ka reaguar për mos uljen e çmimeve të produkteve edhe pse çmimet e…
By
Redaksia
2 Min Read
Deklaratë e Ligës së Botës Islame në lidhje me filmin që prek personalitetin e Profetit
Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit Lavdërimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimi i…
By
Redaksia
6 Min Read
Spitali nuk kishte aparatin e kimioterapisë, pacienti e gjen online për 100 funte
Kur Steve Brewer u njoftua nga spitali se nuk i kishin aparatet më të mira…
By
Redaksia
1 Min Read
Muri i Trumpit – Interes i firmave gjermane?
Në planet e Trumpit për ndërtimin e murit me Meksikën mund të përfitojnë edhe firma…
By
Redaksia
4 Min Read
Aktivitete kulturore Islame në Afrikën Perëndimore
Qendra Kërkimore për Historinë Islame, Art dhe Kulturë (IRCICA) në bashkëpunim me qeverinë e Gambia-s…
By
Redaksia
2 Min Read
