“Kushtëzuesi i femrave”, Ardian Bajraktari rikthehet në punë

Është shfuqizuar vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për suspendim nga detyra e zyrtarit të Lartë në Departamentin Ligjor, Ardian Bajraktari.
Gazeta Blic nga burime brenda Ministrisë së Drejtësisë ka marrë vesh se zyrtari i Lartë në Departamentin Ligjor, Ardian Bajraktari është kthyer në detyrë, pak kohë pas që Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim të suspendoj atë nga puna, nën dyshimin se kishte kushtëzuar një femër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Orhan Hajrizi, nga Zyra për komunikim me publikun, në Ministri të Drejtësisë.

Në konfirmim të lajmit thuhet se, “vendimin e MD-së e ka shfuqizuar Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Disiplinor, i cili në bazë të provave të administruara nuk ka gjetur se, Ardian Bajraktari ka bërë shkelje tё rëndë disiplinore.”

Sipas tij, vlerësohet se komunikimi ka qenë miqësor, pasi që si i tillë është kryer nga llogaria personale në rrjetin social Facebook, dhe doracaku për të cilin Barjaktari i kishte kërkuar vajzës takim në kafene për t’ia dhënë kishte qenë personal.

Vendimi i Komisionit Disiplinor:

“Vendimin nr. 02-3560/3 datë 29.10.2015 të Komisionit Disiplinor, Sekretari i Përgjithshëm me vendimin nr. 02-3560/4 datë 30.10.2015 ka shfuqizuar vendimin nr.97/2015 të datës 05.10.2015 për pezullim parandalues për nëpunësin civil z. Ardian Bajraktari dhe se z. Bajraktari është kthyer në vendin e punës”.
Suspendimi i tij ishte bërë pas raportimit të medieve se Bajraktari e kishte kushtëzuar një femër për të pirë kafe, nëse ajo e donte Doracakun për përgatitje të provimit të Jurispudencës, ndonëse ky doracak jepet falas. /Gazetablic/

http://www.telegrafi.com/lajme/skandali-i-zyrtarit-te-md-se-qe-i-kushtezon-femrat-dokument-2-71790.html

Artikulli paraprakE hatashme: Anulojnë dasmën për të donuar para për refugjatët sirian
Artikulli vijuesKush po e përhap panikun në Tiranë?