Akademiku Abdylmenaf Bexheti ka reaguar fuqishëm ndaj ndotjes të mbi 200 mijë shqiptarëve të rajonit të Tetovës. Ai thotë se kur koncentrimi I helmit është 20 herë mbi kufirin e tolerances, atëher bëhet gjenocid i shekullit 21.
Ai apelon te të gjithë qytetarët që të dalin masovikisht në protesta dhe të ndërpresin helmimin masovik që bëhet me mbështetje të Kryeministrit Gruevski, i cili e mbronë ndotësin më të madhë, fabrikën Jugohrom.
Më poshtë mund ta lexoni postimin në rrjetin e tij social të Akademikut Bexheti.
Tetova thëret! Të dashur miq, Ne po helmohemi vazhdimisht por ditëve të fundit masovikisht! Të tolerojshë koncentrim të helmit 20 herë mbi kufirin e tolerancës është gjenocid i shekullit 21! Fatkeqësia është se këtë na imponojnë ata që i votojm!
Akoma rrëfehen se i don populli! Mbase?! Këto ditë Tetova thëret përkrahje gjithandej. Tetova ka dëshmua solidaritet prandaj edhe thëret. Ju presim motra dhe vëllezër, mirëardhshi të ejten dhe të premten në mesditë! Me respekt, Ab.