Sot rinis në Gjykatën e Hagës gjykimi për krime lufte ndaj ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiq.
Prokurorët e Gjykatës së Hagës pritet të thërrasin sot dëshmitarët e parë. I pari që do të dëshmojë në gjyq do të jetë Elvedin Pasiq.
Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.
Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqendrohet në rrethimin e Sarajevës nga viti 1993 deri në vitin 1995.
Dëshmitari i tretë pritet të jetë gjenerali Sir Riçard Danat, ish komandant i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të dëshmojë mbi çështjet e komandës dhe kontrolleve ushtarake.
Mlladiq, i cili është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime të tjera lufte, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
70-vjeçari është figura e fundit që po gjykohet për krimet e kësaj lufte./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Maqedoni, shqiptarja 17-vjeçare mund të vdesë nga pakujdesia e mjekëve
Në Maqedoni shumë shpejtë do të përsëritet rasti i Tamarës së vogël e cila ndërroi…
By
Redaksia
4 Min Read
Asgjësohen 17 mijë bimë kanabisi në Shqipëri
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 17.000 bimë kanabis sativa në Memaliaj,…
By
Redaksia
1 Min Read
Greqi, përplasje mes policëve protestues dhe forcave speciale
Incidente dhe përplasje kanë ndodhur sot në mëngjes mes forcave speciale MAT dhe punonjësve të…
By
Redaksia
3 Min Read
Kufiri në Gjevgjeli është mbyllur “hermetikisht” edhe për refugjatët edhe për trenat
Refugjatët në Idomeni të Greqisë sot protestuan në mënyrë paqësore duke kërkuar të hapen kufijtë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Tre të plagosur nga shpërthimi i minës
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mine në fshatin Çerem në…
By
Redaksia
1 Min Read
Intervista ekskluzive e Ismail Qemalit në Vjenë (1912): “Ja ç’kërkojmë ne shqiptarët”
Gazeta franceze “Journal des Débats Politiques et Littéraires”, kishte botuar të martën e 26 nëntorit…
By
Redaksia
10 Min Read
