Një grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99–së.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Srebrenica.
“Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo.
Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.
KosovaPress raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.
Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.
You Might also Like
Në Maqedoni me sirianët, po përsëritet ekzodi kosovar i Bllacës?!
Vazhdon arrdhja masive të emigrantëve dhe transportimi i tyre Maqedonia po vazhdon të tronditet me…
By
Redaksia
2 Min Read
Çmimi i naftës në bursën e New Yorkut rritet në mbi 30 dollarë
Çmimi i naftës regjistroi dje rritje në New York në një treg që vijon të…
By
Redaksia
1 Min Read
Agim Madani gjendet i vdekur
Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje, dyshohet…
By
Redaksia
3 Min Read
Ende asnjë subjekt politik nga veriu s’ka aplikuar për certifikim
Miradije Mavriqi, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ tha se…
By
Redaksia
1 Min Read
Jahjaga: Na e lini EULEX-in
Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar letër të hënën Baroneshës Catherine Ashton, ku i kërkon…
By
Redaksia
2 Min Read
VV: Ndërtimet e egra në Skenderaj ndihmohen nga pushteti
Qeverisja lokale në Skenderaj përveç që nuk është treguar asnjëherë transparente përballë qytetarëve të saj…
By
Redaksia
3 Min Read
