Mërgim Lushtaku, i tha RTV Dukagjinit se familjarëve nuk po ju lejohet ta vizitojnë Sami Lushtakun.
Sipas tij, gjyqtari i EULEX-it, Dariusz Sielicki ka refuzuar kërkesën e familjarëve për ta vizituar Sami Lushtakun në QKUK.
Lushtaku nga e premtja po hospitalizohet në QKUK, dy ditë pasi ka shfaqur shenja të komplikimeve kardiake.
Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, i tha RTV Dukagjinit se ai është personi i vetëm të cilit i lejohen vizitat.
Sami Lushtakun ka mbajtur disa ditë grevë urie brenda burgut të Sigurisë së Lartë, kjo pasi që gjykatësi nuk ka autorizuar tretmanin mjekësorë të cilin mjekët ia sugjeruan.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, si pjesë e gjykimit për rastin “Drenica”, është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për vrasjen e një civili shqiptar.