Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i tha të hënën një të përditshmeje boshnjake se masakra e Srebrenicës, gjatë së cilës u vranë 8 mijë myslimanë boshnjak, do të mbetet gjithmonë në ndërgjegjien e Kombeve të Bashkuara.
“Njerëzit atje pësuan një gjenocid dhe ai do ta…ndjek për një kohë të gjatë bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Ban për edicionin online të Dnevni Avaz.
“Kombet e Bashkuara nuk ishin në gjendje për t’i ndihmuar njerëzit në kohën kur atyre u është nevojitur ajo ndihmë”, tha ai.
“Kjo do të mbetet përgjithmonë në ndërgjegjien e Kombeve të Bashkuara. Kjo është dhe arsyeja përse po udhëtoj për atje”, tha ai në prag të vizitës së tij në rajon.
Ban pritet të arrijë në Slloveni të martën duke filluar turneun njëjavor në Ballkan-të parin e kësaj natyre që nga luftërat ballkanike të viteve të 90-ta.
Në kuadër të turneut të tij hyjnë dhe vizitat në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.kohaislame
You Might also Like
Ekskluzive: Arrihet marrëveshja, Thaçi e Daçiq takojnë Rasmussen
Ashton: Marrëveshja ka inicialet e të dy kryeministrave Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine…
By
1 Min Read
Xhamia e re në Prishtinë !?
Pas përfundimit të garës për Xhaminë Qendrore të Prishtinës me datën 15 Prill, Bashkësia Islame…
By
1 Min Read
Në Prishtinë ka rënie të popullsisë, shkak emigrimi!
Nga Prishtina vitin e kaluar janë larguar 1253 banorë për në shtetet e jashtme. Ndërkaq…
By
1 Min Read
Mustafa thotë se do ta kthejë besimin e qytetarëve
Qeveria e Kosovës ka miratuar draft raportin për 100 ditshin e punës së ekzekutivit. Kryeministri…
By
1 Min Read
Deputetja Labinotë Demi–Murtezi “punon pa pagë”! (Dokument)
Deputetja e Partisë së Drejtësisë (PD), Labinotë Demi-Murtezi, punën e deputetes e ushtron pa “pagesë”.…
By
1 Min Read
25 vjet burg për sulmuesit shqiptarë të klubeve të natës
Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, i dyti 7…
By
2 Min Read
