–Financial Times njoftoi se presidenti iranian Hasan Ruhani në Romë është mirëpritur me vëmendje të veçantë.
Në këtë raport të kësaj gazete të shkruar nga James Politi, thuhet: Hasan Ruhani është presidenti i parë iranian si cili më shumë se një dekadë zhvillon një vizitë zyrtare në Evropë.
Ruhani disa ditë pas heqjes së sanksioneve ekonomike ka udhëtuar në Evropë, duke nënshkruar marrëveshje me disa kompani italiane në vlerë prej 17 miliardë dollarë.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani ka ligje dhe rregulla të besueshme për investitorët e huaj.
Në takimin tregtar të Iranit dhe Italisë që u zhvilluar në Romë, theksoi se në ekonomi ndarja e fitimit duhet të bëhet në mënyrë dypalëshe dhe shtoi se investimi duhet të jetë i dobishëm për të dy vendet dhe Irani ashtu siç ka deklaruar edhe në negociatat bërthamore, ndjek një politikë fitues-fitues.
Z. Ruhani në këtë takim tha se Irani është vendi më i sigurt dhe me stabilitet më të madh në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Irani nuk synon të sulmojë ose të ndërhyjë në punët e brendshme të ndonjë vendi tjetër, ndërsa mbron me forcë territorin e tij.
Në Iran janë krijuar kushte të përshtatshme për investime të huaja dhe Teherani zyrtar në kurrfarë rrethanash nuk ka shkelur zotimet e tij ndaj Bashkësisë Botërore dhe gjithnjë ka vepruar në bazë të zotimeve të tij ndërkombëtare.
Autoritete të biznesit italianë të cilët morën pjesë në takim me z. Ruhani ishin drejtorë të kompanive të naftës dhe gazit si Claudio Desklazi, drejtor ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit Eni, Sergio Marchionne, drejtor ekzekutiv i kompanisë Fiat Cristan, Mauro Moretti, drejtor ekzekutiv i kompanisë Finmeccanica dhe Francesko Astaras, drejtor ekzekutiv i kompanisë Oneil.
© ZHURNAL.mk