Pas gjetjes së një bombe në xhaminë e Drenasit ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Nëpërmjet një komunikate BIK thotë se gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe me elemente që qojnë në akte terroriste e që për qëllim kanë futjen e frikës, ushtrimin e dhunës, terrorit e shkatërrimit.
“Aktet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet dhe predikimet e fesë islame dhe as me traditën e popullit tonë, ndaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe më të vëmendshëm për të garantuar jetën e qytetarëve të vendit, pronës së tyre dhe për të ruajtur e garantuar veprimin dhe funksionimin e institucioneve publike e fetare”, thuhet në reagim.
Sipas BIK-ut xhamitë janë vend për adhurim, falje e lutje ku besimtarët gjejnë prehje shpirtërore dhe si të tilla duhet trajtuar në mënyrë meritore e jo për dhunë terror e frikë.
“Dënojmë ashpër aktin në fjalë, dhe njëkohësisht kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të zbulojnë autoret dhe motivet e këtij aktit të shëmtuar dhe të tillët të vihen para drejtësisë”.
You Might also Like
Papa: Duket se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore
Mijëra njerëz e priten Papa Françeskun në Kubë, në vizitën e tij të parë në…
By
Redaksia
1 Min Read
Zgjedhjet në Drenas në fillim të dhjetorit
Brenda kësaj jave presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në…
By
Redaksia
2 Min Read
Profesorët e Prokurorisë
Prokurorët kosovarë po gjejnë kohë të angazhohen edhe në disa kolegje private, ndonëse sistemi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Sot do të bëhet varrimi i Dehar Deharit, nipit të Fatmir Deharit
Dje në orët e hershme të mëngjesit ka humbur jetën Dehar Dehari, nip (djal i…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxhë Shefqet Krasniqi në moshën 16 vjeçare (FOTO)
Dr SHEFQET KRASNIQI Si gjithmonë i buzqeshur Allahu e ruajt...! 16- Vjeqarë
By
Redaksia
0 Min Read
Marzouki: Botës i duhet një Egjipt pa korrupsion dhe tirani
Ish presidenti i Tunizisë, Muhamed Munsif Marzouki ka thënë se bota ka nevojë për një…
By
Redaksia
1 Min Read
