Bateritë e “përjetshme”

Batëritë janë pjesa e pajisjeve që shpeshherë nga kanë bërë me nerva – na janë harxhuar më shpejtë se që kemi menduar duke na lënë në baltë.

Por me gjasë Samsung dhe MIT kanë gjetur zgjidhjen për krijimin e “baterive të përjetshme”.

Bateritë që njohim zakonisht përdorin ‘lëngje’ të cilat bartin elektricitet, por zëvendësimi i këtij materiali me një tjetër më të fortë rritë jetëgjatësinë e baterisë.

Zakonisht, kur bateria është e furnizuar me energji, ajo vazhdon gradualisht të degradohet, prandaj ne duhet të zëvendësojmë bateritë tek pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike pas disa vitesh. Duke ndryshuar materialin e likuidit me një më të fortë, atëherë bateria do të zgjasë për vite të tëra.

Artikulli paraprakInterneti kontrollohet nga 14 persona
Artikulli vijuesArabia Saudite insisiton – Assad do të rrëzohet me forcë nëse është e nevojshme