‘Përmbajuni xhematit’ – Porosia e Pejgamberit a.s. për kohën tonë

Buhariu dhe Muslimi e kanë të regjistruar një hadith nga sahabiu i njohur Hudhejfe ibn Jemame r.a. i cili thotë:

“Njerëzit në përgjithësi e pyetnin Pejgamberin a.s. për të mirën e mundshme, ndërsa unë e pyeta për të atë çfarë mund të jetë e keqe për ne.”

“O i Dërguari i Allahut, në kohën e xhahilijetit kishim të keqen ndërsa Allahu na dhuroi të mirën. Vallë, pas kësaj të mire a ka për të pasur ndonjë të keqe?”

“Po, do të ketë të keqe pas kësaj të mire”, u përgjigj i Dërguari i Allahut”.

“Po a do të ketë ndonjë të mirë në këtë të keqe?”, e pyeta unë.

“Po, mirëpo,  rreth kësaj të mire do të ketë konfuzion dhe huti”.

Por, për çfarë hutie apo konfuzioni është fjala?”, i thash unë.

“Do të paraqiten njerëz të cilët do të thirrin në rrugën e drejtë, mirëpo ajo nuk do të jetë rruga ime. Diçka që do të flasin do të jetë e drejtë, mirëpo shumica e asaj që do të flasin do të jetë gabim” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.

“A ka ndonjë të keqe në këtë?” – pyeta unë.

“Po, do të paraqiten njerëz të cilët sikur rojet e Xhehenemit do t’i thirrin njerëzit, dhe kush  do t’iu përgjigjet do ta fusin aty” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.

“Na i përshkruaj ata njerëz o i Dërguari i Zotit” – i thash.

“Ata janë nga gjaku ynë dhe do të flasin gjuhën tonë” – tha Alejhiselami!

“O i Dërguari i Allahut, çfarë na rekomandon nëse na godet kjo?” – e pyeta sërish.

“Përmbajuni xhematit dhe imamit (autoritetit moral dhe shpirtëror)!” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.

(Islampress)

Artikulli paraprakDuaja që duhet ta themi kur hyjmë në shtëpi
Artikulli vijuesMos shko në gjumë as mos u zgjo pa këto fjalë