Tani nuk pse të prisni me orë të tëra për të mbushur me bateri celularin tuaj smart.
Karikuesi i ri mund të mbush një telefon iPhone 6 100% për vetëm pesë minuta. Karikuesi mban firmën e ASAP Dash dhe sipas tyre ajo karikon 16 herë më shpejt se karikuesit standard të celularëve, ndërsa pretendojnë se rrit edhe jetëgjatësinë e baterisë me 4 orë të tjera.
Sipas kompanisë, karikuesi ndalon punën e vet në momentin kur e kupton se telefoni është plotësisht i karikuar që do të thotë se e mbron baterinë.
Karikuesi është i madhësisë së xhepit ndërsa është fryt i një pune 14 mujore të specialistëve kinezë.
Karikuesi ASAP aktualisht mund të porositet vetëm online për 89 dollarë, ndërsa nga muaji qershor i këtij viti do të jetë në treg në të gjitha vendet e botës.