Gazetari kontrovers, i njohur për lidhjet e tij me VMR0 – DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe për qëndrimet antishqiptare, Dragan Pavlloviç – Llatas, në shkrimin e tij të fundit e ka marr në mbrojtje liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, raporton Almakos.
“Tashmë dy vite me radhë, Ali Ahmeti është cak i sulmeve të armatosura nga Kosova. Kjo nuk është teori. Këto janë deklarata nga ish-komandantët e tij të cilët kanë luftuar këtu në vitin 2001 të dhëna në proceset gjyqësore nëpërmjet medieve të Kosovës. Edhe në rastin e sulmit në pikat e kontrollit në Gushincë, si dhe në aksionet terroriste në Lagjen e trimave, grupi pohon se kanë ardhur këtu për të rrëzuar pushtetin dhe për të zgjidhur problemin me Ali Ahmetin. Për veprimet e tyre, natyrisht, e dinin shumica e faktorit të huaj në Kosovë. Pse ju duhet koka e Ali Ahmetit? Për shkak se ai nuk paguan dallaveret. Ata kërkojnë të holla, mbulim të kontrabandës dhe krimit në Maqedoni dhe përreth saj, dhe pjesëmarrje në qeverinë e Maqedonisë për aq kohë sa ata mendojnë se kanë nevojë. Dhe gjithë këtë duhet ta japim ne, këtu në Maqedoni, pa mar parasysh se a jemi maqedonas apo shqiptarë, duhet të braktisim ligjin, paratë dhe politikat tona për t’i kënaqur ata”, shkruan Llatas.
Për këtë shkak, sipas Llatasit, Ali Ahmeti dhe BDI qëndrojnë shumë afër me VMRO-në e Nikolla Gruevskit.
“Në rrethana të tilla, Ali Ahmeti dhe ekipi i tij qëndrojnë pranë VMRO-së, pasiqë VMRO-ja siguron shtet të fortë dhe stabil, e cila mund të përballet me çdo sfidë dhe kërcënim, ashtu siç u tregua edhe në Lagjen e trimave, në Kumanovë. Me LSDM-në në pushtet, Ali Ahmeti do të lihej në hapësirë të zbrazët, nën mëshirën e atyre që kërkojnë kokën e tij, si dhe të disa bashkëpunëtorëve të tij”, thekson tutje në shkrimin e tij Dragan Pavlloviç – Llatas./Almakos
You Might also Like
Erdogan dënon Kongresin Amerikan për shkak të ligjit 9/11 kundër Arabisë Saudite
Presidenti turk, Erdogan ka dënuar Kongresin Amerikan për shkak të votimit, më të cilin është…
By
2 Min Read
Fondet pensionale arrijnë në 1 miliard e 540 milionë euro
Rreth 1.6 miliard euro ka arritur shuma e mjeteve që ka grumbulluar deri më tash…
By
1 Min Read
Dr.Duvejk porosit: nëse shpresoni për të mirë, atë do ta gjeni
Mjeku i njohur palestinez metodologjinë e tij gjatë shërimit e lidh me burimet e Islamit,…
By
1 Min Read
Gaza përballë problemit me ujë të pijshëm
Për shkak se Izraeli ka hapur puse uji në kufi me Rripin e Gazës, kjo…
By
2 Min Read
Vështroni butësinë e Allahut!
“ Ditën, kur qielli me re do të hapet e engjëjt do të lëshohen në…
By
1 Min Read
Jeta në Medine ka një dimension shpirtëror
Për një banues nga Pakistanit në Medine, i cili punon si kameraman në një kompani…
By
2 Min Read
