Forumi Rinior i Lëvizjes BESA – Tetovë së përmes një akcioni simbolik ia ka rikujtuar kryetares së kësaj komune, Teuta Arifit, mospërmbushjen e premtimeve të saj elektorale.
Nëse dikur znj. Arifi zhvillonte fushatën elektorale duke i rrethuar gropat e hapura në rrugët e Komunës së Tetovës, sot, rinia e Lëvizjes BESA e ka ftuar që bashkërisht ta bëjnë të njëjtën gjë, për t’ia rikujtuar se pushteti në qeverisjen lokale u ndërrua, por gropat mbeten të njëjta.
Megjithëse kanë shkuar deri në ndërtesën e Komunës së Tetovës dhe kanë kërkuar takim me kryetaren, Teuta Arifi, ajo ka refuzuar t’i takojë të rinjtë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA.
“Sot kemi ardhur që ta takojmë dhe, njëkohësisht, ta ftojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, që edhe ajo të na bashkëngjitet në aksionin për t’i vizituar rrugët e Tetovës dhe që së bashku t’i rrethojmë gropat e hapura, siç bënte dikur në fushatën e saj, kur pretendonte të jetë e para e kësaj Komune. Meqë rrugët janë në gjendje të mjerë edhe pas zgjedhjes së saj si kryetare e Komunës së Tetovës, kërkojmë prej saj përgjigje se si edhe tani, kur ajo është në vitin e fundit të mandatit, infrastruktura rrugore është në gjendje kaq të mjerë dhe a është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës çdo ditë? Ka edhe plot rrugë të tjera, që janë madje të paasfaltuara, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve është nën çdo nivel. Ne e kuptojmë znj. Arifi, se mund të jetë e zënë, sepse ka punë “më të rëndësishme”, por njëkohësisht ia rikujtojmë se ajo është në atë pozitë që taksat tona t’i shfrytëzojë për përmirësimin e cilësisë së jetesës sonë, e jo për të dhënë sqarime të kota për mospërmbushjen e premtimeve të saj. Ne ia dhuruam edhe një sprej për shënjimin dhe rrethimin e rrugëve, që kjo mbase t’i ndihmojë të kujtohet për të gjitha premtimet e papërmbushura të saj”, kanë deklaruar të rinjtë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, të cilët më pas kanë vazhduar me akcionin e tyre të vetëm duke i rrethuar disa prej gropave të shumta në rrugët e Tetovës.
You Might also Like
BE-ja fillon kontrollimin e anijeve me migrantë
Bashkimi Evropian është duke zhvilluar operacione të reja në det të hapur, për të kontrolluar…
By
Redaksia
1 Min Read
Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ vazhdon me vendosmëri
Në kuadër të operacionit deri më sot 525 pozicione të organizatës terroriste DAESH jona goditur…
By
Redaksia
2 Min Read
Huligani suedez rrëfen se si u bashkuan grupet rivale për të sulmuar emigrantët
Një huligan futbolli suedez ka zbuluar se si bandat, duke përfshirë një grup Neo-nazist u…
By
Redaksia
2 Min Read
VIDEO – Pajtimi mes familjes IMERI dhe BECI
Hoxha i nderuar Fatmir Latifi vazhdon aktivitetin e tij me pajtime, ta shohim pajtimin mes…
By
Redaksia
0 Min Read
Lavrov ka “pritje të veçantë” nga bisedimet me Kerryn për luftën në Siri
Bisedimet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit sirian pritet të nisin në Zvicër. Këto janë…
By
Redaksia
2 Min Read
Pesë vjet nga revolucioni në Egjipt
Pesë vjet më parë nisën protestat në Sheshin Tahrir në Kairo. Dhjetëra mijëra qytetarë kërkonin…
By
Redaksia
3 Min Read


