Artan Grubi, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur ekskluzivisht në Ora e Fundit në Klan Kosova për këtë çështje.
Grupi që është paraqitur pikërisht nga vendi ku pretendohet të ndërtohet kryqi. Ka thënë se ata kanë vendosur tenda dhe aty do të qëndrojnë nderi në shfuqizimin e këtij vendimi.
Grupi deklaroi se vendimi është i motivuar politikisht dhe se është marrë pa i konsultuar shqiptarët duke mosrespektuar kështu parimin e shumicës së dyfishtë. E drejtë themelore kjo e pajtuar mes maqedonasve e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.
“Kemi vendosur tenda dhe janë tubuar qindra qytetarë në shenjë proteste për të kundërshtuar vendimin e komunës së Butelit, sepse në këtë komunë është imponuar një objekt kulti për qëllime politiko-partiake”, ka thënë Grubi për Klan Kosovën.
“Shkupi është qytet multietnik, por në komunën e Butelit është marrë vendimi pa i respektuar të drejtat e shqiptarëve, të cilëve u është mohuar e drejta e votës për ta parandaluar kryqin politik. Nuk është respektuar parimi i votës së shumicë së dyfishtë. Dhe nëse lejohet margjinalizimi i shqiptarëve atëherë kjo lëndon rëndë jetën mes komuniteteve në Maqedoni”.
Grubi ka thënë se nuk e kanë ndërmend të largohet nga aty pa e arritur qëllimin e tyre.
“Ne presim që kjo protestë do të vazhdojë deri në arritjen e synimit, deri sa problemi të zgjidhet. Në Butel janë 27 për qind shqiptarë, por të margjinalizuar. Prandaj deri në shfuqizimin e këtij vendimi nga komuna ne do të qëndrojë këtu”.
“Sepse kjo është tendencë për të suspenduar të gjithat të arriturat e marrëveshjes së Ohrit”.
Prandaj “më nuk ekziston gurë-themeli sepse qytetarët kanë rrethuar vendin ku po ndërtohet kryqi dhe kemi shkatërruar atë. Jemi mbledhur dhe do të qëndrojmë në kundërshtim të përdorimit të elementeve fetare për qëllime politike”.
Grubi shtoi se “nuk jemi këtu për të provokuar maqedonasit, por jemi për të kundërshtuar abuzimin me simbole fetare për qëllime politiko-partiake”.
Deputeti i BDI-së ka ftuar edhe liderët e partive tjera shqiptare duke kërkuar nga ta që të lënë dallimet dhe të bashkohen në këtë kauzë të drejtë.
“Menduh Thaçi dhe liderët tjerë të partive shqiptare e barazuan shqiponjën dy krenare me kryqin e Butelit prandaj nuk po marrin pjesë në këtë protestë. Duhet t’i lëmë anash dallimet partiake dhe ta kundërshtojmë një vendim të tillë”, tha Grubi.