“Qeveria, pazare me Turqinë për Burmali Xhaminë”

Shuhet ëndrra për rindërtimin e Xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit. Këtë e tha kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në emisionin “Rruga drejt” duke shtuar se çështja e xhamisë Burmali më nuk i takon BFI-së, por autoriteteve turke që kërkuan anulimin e kërkesës për rindërtimin e xhamisë në fjalë. Rexhepi madje deklaron se për këtë çështje është bërë Pazar mes autoriteteve maqedonase dhe atyre turke, por deri tani nuk është kuptuar se kush dhe çfarë ka përfituar nga kjo marrëveshje.

“Unë nuk dua që më tutje të manipulohet me Buramli Xhaminë, sepse kam obligim fetar. Puna paska qenë diku tjetër. Nuk bën atë punë ta kërkojmë as të BDI-ja as të PDSH-ja, as të BFI-ja por raporti turko- maqedonas. Ajo xhami, ai vend, ai lokacion definitivisht u tjetërsua, me çka është ndërru, vetëm ato e din dhe mua më është thënë mos vazhdo më tutje me atë kërkesë, nga subjektet përgjegjëse, eminente të Republikës së Turqisë. Prandaj, ne çdo veprim që bëjmë na thonë ku e latë Burmali Xhaminë? Nuk është çështje e jona kjo”,deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

D.m.th. tani bëhet fjalë për pazare?

“Po”

Nga ambasada e Turqisë nuk ishin të kapshëm për të komentuar deklaratën e kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Ndërkaq nga Këshilli Koordinativ i OJQ-ve për Burmali Xhaminë thonë se nuk pajtohen me qëllimin e trekëndëshit BDI-BFI dhe Turqi për humbjen e Xhamisë Burmali. Nga ky këshill thonë se vazhdojnë të qëndrojnë në iniciativën për rindërtimin e Burmali Xhamisë.

“Ne si Këshill i OJQ-ve nuk kemi pasur as qasje, as dokumente e as ingerenca për të qenë pjesë e atij trekëndëshi në të cilin si duket BDI-ja, BFI-ja edhe Turqia kanë dashur ta humbin muhabetin për Burmali Xhaminë. Por mund t’ju sigurojmë gjithëve që të dihet se Burmali Xhamia është një ëndërr e vjetër e shkupjanëve dhe ashtu si ka qenë e humbur 70 vjet, prapë do të shfaqet dhe prapë do të vazhdojë edhe kurrgjë nuk ka mbaruar përjetësisht, Shkupi është dhe do të mbetet edhe qyteti jonë por edhe qytet i Burmali Xhamisë”, tha Ramadan Ramadani, Këshilli Koordinativ për Burmali Xhaminë.

Burmali Xhamia u rrënua në vitin 1925 kur Shkupi gjendej në okupimin serb ndërsa në vend të saj u ndërtua Shtëpia e Oficerëve e cila u shkatërrua gjatë tërmetit të Vitit 1963. Ndërkaq, sot po në të njëjtin vend po ndërtohet objekt ku do të vendoset udhëheqësia e Qyteti të Shkupit.

Artikulli paraprakMusliu i reagon AKP-së: Kisha Katolike uzurpatore
Artikulli vijuesBozhinovska apel BDI-së: Të ngremë bajrakun e tolerancës fetare