Pas kundër protestës në Butel të Shkupit, reagoi euroamabasadori Aivo Orav, i cili bëri thirrje drejt partive në pushtet, VMRO dhe BDI .
“Nga afër jemi duke ndjekur situatën dhe bëjmë thirrje për të involvuarit që të përmbahen. Gjithashtu bëjmë thirrje që partitë politike të involvuara të gjejnë një mënyrë të përbashkët për të zgjidhur situatën” thuhet në reagimin nga zyra e Orav.