Përmes cicërimave në rrjetin social Twitter, gazetarja greke Marianna Karakoulaki, njofton se më shumë se 30 gazetarë dhe aktivistë janë arrestuar nga forcat e sigurisë të Maqedonisë në kufirin maqedono-grek.
Ajo bën të ditur se të arrestuarit janë shëndosh e mirë dhe se këtë informatë e ka marrë nga gazetari tjetër grek, Dimitris Tosidis.