Operacion anti-terrorizëm në Van të Turqisë

Bastisje u bënë në 32 adresa dhe me këtë rast u arrestuan 19 persona të dyshimtë, në mesin e të cilëve edhe bashkë-kryetarët e degës së DBP-së Caziye Duman dhe Okkes Kava

 

VAN (AA) – Policia turke sot në mëngjes ka kryer një operacion gjithëpërfshirës kundër organizatës terroriste PKK në qytetin Van, ku arrestuan të paktën 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar anonim i policisë për AA, tha se në operacion ishin përfshirë mijëra policie dhe se kishin mbështetjen e Forcave Ajrore.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes me urdhër të prokurorisë në Van, e cila kryen hetime për aktivitetet terroriste të PKK-së.

Bastisje u bënë në 32 adresa dhe me këtë rast u arrestuan 19 persona të dyshimtë, në mesin e të cilëve edhe bashkë-kryetarët e degës së Partisë pro-kurde të Rajoneve Demokratike (DBP) Caziye Duman dhe Okkes Kava.

Gjithashtu janë konfiskuar një sasi e madhe të armëve dhe municione.

Policia ka kryer bastisje edhe në zyrën rajonale të DBP-së në bazë të raportimeve të qytetarëve se kjo parti dërgon anëtarët e rinj në kampet malore të PKK-së. Në këtë zyre u gjetën postera të shumta të liderit të PKK-së, si dhe objekte të tjera të lidhura me grupin separatist.

Artikulli paraprakDavutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist
Artikulli vijuesPKK merr përsipër sulmin terrorist në Ankara