Si mendoni, sa xhami ka në botë?

Një kompani nga Xhideja, Saudi, në një raport të saj ka vlerësuar se në botë ka afër 3.6 milionë xhami, apo për çdo 500 muslimanë ekziston një xhami.

Në raporton e kësaj kompanie konsultative që e ka bërë bashkë me Qendrën për hulumtime të ekonomisë Islame në Dubai, qëndron se rritja vjetore e xhamive është 1.3 % që është një tregues se në vitin 2019 numri i xhamive në botë do të arrij deri në 3.85 milionë.

Fakt interesantë në këtë raport është ajo se numri i xhamive nuk e shoqëron edhe nevojën reale të tyre në botë, sepse numri i rritjes së popullsisë muslimane në botë është më i madh se rritja e numrit të xhamive. Një shembull i këtillë është Evropa ku numri i xhamive nuk e shoqëron rritjen e muslimanëve.

Në Britani jetojnë dy milionë muslimanë, çka përbën 5% të popullatës së përgjithshme ndërsa kanë afër një mijë xhami, kështu në një xhami vijnë rreth dy mijë besimtarë.

 

Artikulli paraprakMustafa Erol – Edhe pse me aftësi të kufizuara po shkruan libër me hundën e tij
Artikulli vijuesRukaja dhe Esma, dy hafizet e verbra të Kuranit