Tërmeti në Ekuador, rritet numri i viktimave

Një javë pas tërmetit vdekjeprurës në Ekuador, Presidenti i vendit, Rafael Correa tha se numri i viktima ka arritur 646. Ai gjithashtu shtoi se rreth 130 persona të tjerë janë shpallur të humbur, njofton TCH.

Tërmeti në Ekuador, rritet numri i viktimave
24/04/2016
Tërmeti në Ekuador, rritet numri i viktimave
Një javë pas tërmetit vdekjeprurës në Ekuador, Presidenti i vendit, Rafael Correa tha se numri i viktima ka arritur 646. Ai gjithashtu shtoi se rreth 130 persona të tjerë janë shpallur të humbur.
Presdienti Correa lajmëroi 8 ditë zije kombëtare për viktimat e tragjedisë më të rëndë që ka goditur vendin në dekada. Tërmeti prej 7.8 ballësh tronditi Ekudadorin më 16 prill dhe veç viktimave të shkumta, shkaktoi mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale.

Correa falënderoi 27 vendet që kanë dërguar ndihma në Ekuador dhe tha se 113 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat, një numër i jashtzakonshëm sipas tij që nuk do të ishte i mundur pa këtë përpjekje kolosale.

Autoritetet e Ekuadorit thonë se kostoja e rindërtimit të vendit do të jetë 3 miliardë dollarë dhe për këtë arsye qeveria miratoi taksa të reja, ku vihet re se të pasurit do të pagujanë më shumë për të rimëkëmbur Ekuadorin.

Një pjesë e kritikëve të Correas thonë se Presidenti me bindje të majta po shfrytëzon situatën për të mbledhur më shumë taksa dhe askush s’mund të ankohet në këto momente.

Ndërkohë, eskpertët thonë se shkatërrimi i madh i tërmetit ndodhi pasi epiqendra ishte shumë pranë siperfaqes së tokës, ne thellësi vetëm 19km dhe kjo bëri që lëkundjet të ishin jo vetëm shkatërrimatre, por edhe vdekjeprurëse.

Artikulli paraprakKafja e gjelbër, dobitë dhe si ta konsumojmë
Artikulli vijuesÇ’farë paraprijnë vijat e zeza nën thonjtë e gishtave?