Shtëpia Fokus Rusia nuk mund të fshehë sulmet ajrore në Siri

Rusia nuk mund të fshehë sulmet ajrore në Siri

Pavarësisht se Rusia nuk merr përsipër masakrat civile në Siri, populli dhe opozitarët mund të dallojnë lehtësisht sulmet ruse nga ato të regjimit të Bashar al Asadit. Mënyra e sulmit të avionëve, lartësitë, fuqia shkatërruese dhe shikueshmëria e komunikimit i bëjnë të dallueshëm nga njëri-tjetri këto sulme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin e ditës së djeshme të ndërmarrë ndaj një spitali të improvizuar në lagjen Sukeri në Halep humbën jetën 30 persona duke përfshirë edhe mjekë. Qeveria amerikane duke dënuar sulmin tregoi si përgjegjës regjimin. Përkundër kësaj burimet lokale që kanë dhënë informacione për gazetarin e AA-së kishin deklaruar se sulmi ishte ndërmarrë nga avionët rusë, ku qeveria ruse vazhdon të ruajë heshtjen kundër reagimeve në lidhje me sulmin.

Forcat ajrore ruse të cilët kanë në objektiv popullatën civile dhe opozitarët me arsyetimin që po godasin organizatat terroriste si DAESH dhe Fronti Nusra në Siri janë duke përdorur bazën Himejmimm në Latakia. Ndërsa regjimi krahas kësaj baze përfiton edhe nga aeroporti ushtarak në Damask.

Sulmet ajrore në luftën e brendshme në Siri të ndërmarra që nga fillimi i 2012 mund të dallohen lehtë nga popullata lokale nëse janë të regjimit të Asadit apo bombardimet e forcave ajrore ruse të cilët nisën sulmet e tyre që nga 30 shtatori 2015.

Avionët e regjimit ngrihen për në sulm një e nga një drejt objektivit, ndërsa avionët rusë ngrihen të paktën 2 avionë dhe sulmojnë përnjëherësh.

Avionët e regjimit të cilët janë prodhim rus dhe kanë një teknologji të vjetër në përgjithësi përbëhen nga modelet MIG-23, MIG-25, MIG-29 me SU-22 dhe SU-24. Flota e regjimit për këtë arsye nuk mund ti kryejë sulmet në lartësi të larta, por ulet duke u afruar drejt objektivit dhe godet hapësira të gjëra. Për arsyen se nuk kryhet goditje në shenjë dhe për arsyen se armatimet e përdorura janë të vjetra shkatërrimi përhapet në një territor të gjerë.

Kapiteni ish-pilot Ahmed İsmail Abu Leyth i cili është larguar nga ushtria e Sirisë dhe është komandant në Sukur el Xhebel, një prej komponentëve të Ushtrisë Siria e Lirë në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me çështjen duke vënë në dukje dallimin e fuqisë shkatërruese të avionëve rusë tha se “sulmi i fundit ndaj spitalit në Halep mund të kryhej vetëm nga avionët rusë. Sepse ndërtesa e këtij spitali ishte shumë e fortë. Vetëm avionët rusë mund të shkaktonin kaq shumë dëme.”

 

Artikulli paraprakGjendet i gjallë dyvjeçari, qëndroi mbi 24 orë nën gërmadhat e spitalit të bombarduar në Halep
Artikulli vijuesKerry reagon për sulmin ndaj një spitali në Halep