Juncker: Turqia duhet t’i përmbushë kushtet ose nuk do mund të udhëtojnë pa viza

Sipas Presidentit të Komisionit Evropian, Juan Claude Juncker, marrëveshja që do t’ia largonte vizat Turqisë do të mund të prishet në qoftë se ky shtet nuk i përmbush angazhimet e saj.

Juncker tha se ndryshimet në ligjet e Turqisë për terrorizëm është njëri prej kushteve që duhet t’i përmbushin në rast se u jepet liberalizimi i vizave, transmeton Klan Kosova.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka refuzuar ta përmbush këtë kush dhe tani e akuzon Bashkimin Evropian për hipokrizi.

Çështja e vizave është pjesë e marrëveshjes që synon lehtësimin e krizës së migrimit në Evropë.

“Ne e konsiderojmë të rëndësishme që këto kushte të përmbushe. Përndryshe, kjo marrëveshje në mes të BE-së dhe Turqisë nuk do të ndodh”.

“Nëse Erdogan vendos që të ia mohoj turqve të drejtën për të udhëtuar të lirë në Evropë, më vonë ai duhet që këtë gjë të ia shpjegoj atyre”, ka thënë Juncker.

Artikulli paraprakShkup, punëtori mbi “Njohjen e diskriminimit në bazë të hendikepit”
Artikulli vijuesErdogan: Kushtetuta e re do të paraqitet para popullit