HTC: Nuk kemi shkelur patentat e Apple

Avokatët e HTC-së kanë filluar shpalosjen e mbrojtjes në gjykimin në Londër në rastin e padisë së bërë nga Apple në lidhje me shkeljen e të drejtave të patentave. Kompania pohon se nuk ka shkelur patentat e Apple, shkruan Bloomberg.

Në pyetje janë katër patenta të cilët kanë të bëjnë me multi-touch, gjestet mbi ekran për hapjen e celularit, komandën zoom dhe listat e fotografive, si dhe përdorimin e set-ëve të karaktereve në mesazhet tekstuale. Sipas HTC-së, këtu nuk kemi të bëjmë me asgjë tjetër përveç me “implementimin shumë të thjeshtë të teknologjive të njohura”. Nga ana tjetër, avokati i Apple tha se “HTC sulmon validitetin e patentëve, ndërsa është e qartë se inovacionet i kontribuojnë zhvillimit të teknologjisë”.

Apple dhe HTCF janë të angazhuara në shumë beteja në Britani të Madhe, Gjermani dhe Holandë. Vendimi në gjykimin i cili po vijon në Gjermani mund të ketë ndikim në afarizmin e HTC-së në Evropë.

Artikulli paraprakDoktrina dhe Metodologjia e Ehli Sunneh uel Xhemah
Artikulli vijuesSudani i Veriut i mposhti forcat e Jugut dhe i detyroj në tërheqje të pakushtëzuar.